Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë vlerësohen për zbulimet që ndihmojnë në stabilitetin ekonomik
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur idenë që Oqeani Atlantik ose Oqeani Paqësor të riemërtohet “Trump Ocean” ose “Oqeani i Amerikave”.
Gjatë një tubimi në shtetin e Tenesit, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një oqean me emrin e tyre përpara përfundimit të mandatit të tij presidencial.
Kjo ide nuk është e re për presidentin amerikan, i cili e kishte përmendur edhe në muajin gusht. Propozimi vjen në vijim të nismave të tij për ndryshimin e emrave gjeografikë, përfshirë riemërtimin e Gjirit të Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.
Trump ka njoftuar gjithashtu plane për ta quajtur Liqenin Ontario “Liqeni i Amerikës”.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i detyrojnë vendet e tjera apo organizatat ndërkombëtare të pranojnë emërtimet që propozojnë për hapësirat ujore ndërkombëtare.
Propozimi i ri i Trump vjen në kuadër të përpjekjeve të tij për të vendosur emërtime që, sipas tij, pasqyrojnë më mirë identitetin dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në botë.
Top Channel