Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën
11 Teto...
Aktualitet
VIDEO/ Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK
Karçanaj më herët ishte në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Karçanaj është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.
12 Tetor 2026, 13:26Nga E. D
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas gati tre orësh. Karçanaj, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t, ishte e shoqëruar nga avokatja e saj.
Karçanaj më herët ishte në masën “arrest në shtëpi”, por Gjykata e Lartë e lehtësoi masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Ajo është një nga 8 të pandehurit në dosjen e tenderave të AKSHI-t, ku SPAK heton dyshime për manipulim të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al