Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për zhvlerësimin e euros në raport me lekun, duke e cilësuar forcimin e monedhës vendase si një rekord negativ për ekonominë shqiptare. Berisha iu referua të dhënave që, sipas tij, i atribuohen Eurostat-it për ecurinë e euros kundrejt 40 monedhave kryesore në botë.