Policia Rrugore kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Gjatë 24-orët e fundit u vendosën 78 masa administrative. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara. Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.