Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministri Toni Gogu pranon dorëheqjen e Kupit nga Burgjet: Puna vazhdon, hapim garën për drejtuesin e ri

Shkruar nga Newsbomb
Ministri Toni Gogu pranon dorëheqjen e Kupit nga Burgjet: Puna vazhdon,
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu dhe ish-kreu i Burgjeve, Adriatik Kupi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka pranuar këtë të hënë dorëheqjen e Adriatik Kupit nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe teksa e falenderon për përkushtimin, thotë se puna në institucion vijon normalisht.

"Pranova sot dorëheqjen e z. Adriatik Kupi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Falënderoj z. Kupi për përkushtimin me të cilin drejtoi sistemin penitenciar gjatë këtyre muajve, teksa objektivi ynë është forcimi i sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të funksionojë normalisht, ndërsa procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen sipas ligjit. Puna vazhdon për një sistem penitenciar të sigurt, ku çdo person trajtohet me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të tij", njofton Ministria e Drejtësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas shtatë muajve në krye të institucionit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kupi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar vendimin për t’u larguar nga kjo detyrë.

Ai është shprehur se periudha shtatë-mujore ka qenë e vështirë, me probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme dhe vendime të rëndësishme, të cilat Adriatik  Kupi është përpjekur që t’i përballojë me angazhimin maksimal, duke pasur gjithmonë parasysh njerëzit dhe institucionet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese