E rëndë në Devoll, gjendet e mbytur 82-vjeçarja në rezervuarin e Bilishtit

Aktualitet

E rëndë në Devoll, gjendet e mbytur 82-vjeçarja në
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë, pasi një 82-vjeçare, me inicialet A.K., është gjetur e mbytur në rezervuarin e Bilishtit, në Devoll.

Sipas të dhënave paraprake, familjarët nuk kishin denoncuar zhdukjen e saj.

Ndërkohë, trupi i të moshuarës pritet të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Policia po kryen veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT