Nuk respektojnë rregullat, Policia gjobit këmbësorët

12 Tetor 2026, 13:52Kronika TEMA
Nuk respektojnë rregullat, Policia gjobit këmbësorët

Policia Rrugore ka gjobitur 78 këmbësorë gjatë 24 orëve të fundit pasi nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, tha policia.

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.

Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Lini një Përgjigje