Deputetja e PS: Pas vitit 2027, banorët e ish-bashkive do të kenë më shumë përfitime
Deputetja e PS-së, Aulona Bylykbashi, teksa flet për hartën e re territoriale, thotë se banorët e bashkive që do të shkrihen në kuadër të reformës territoriale do të kenë më shumë mundësi dhe shërbime më të mira.
Bylykbashi tha se i mirëkupton reagimet e qytetarëve kundër reformës, por sipas saj, ndryshimet e mëdha sjellin frikë dhe vendimmarrja duhet të bëhet duke u bazuar te nevojat afatgjata.
Ajo u shpreh e bindur se pas zgjedhjeve të vitit 2027, banorët do të kuptojnë përfitimet e reformës dhe se shërbimet e jetesa e tyre do të përmirësohen.
“Patjetër që këta qytetarë do të jenë më të privilegjuar sesa bashkitë e tjera, që sot janë të vogla dhe kanë mbetur akoma më vete. Do të kenë mundësi më të mëdha. Jam e bindur që edhe vetë qytetarët do ta shikojnë se cilat janë përfitimet. Duke i mirëkuptuar totalisht në reagimet e tyre, sepse ndryshimet e mëdha sjellin frikë, por ne kemi detyrimin që të jemi të ftohtë në vendimmarrje”, deklaroi Bylykbashi në ”A2cnn”.

