12 Tetor 2026, 14:15
Nga DOSJA

ANGLI - Manchester City triumfoi 3-0 në transfertën ndaj Liverpoolit, por suksesi në Anfield u la në hije nga polemikat që shoqërojnë klubin për çështjen e shkeljeve financiare në Premier League.
Sipas mediave angleze, akuzat për 114 shkelje të pretenduara gjatë periudhës 2009-2018 vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si perceptohen rezultatet e skuadrës së Pep Guardiolës.
The Guardian ngre pikëpyetje mbi rëndësinë e rezultateve në një kampionat ku vendimi për çështjen e Cityt ende pritet, ndërsa The Independent e cilëson situatën të papranueshme, duke vënë në dyshim kuptimin e garës përpara përfundimit të procesit.
Edhe The Telegraph e ka përshkruar situatën si një farsë, ndërsa debati ka mbërritur deri në BBC Radio 5, ku është ngritur pyetja nëse Premier League po humbet besueshmërinë.
Një qëndrim të fortë ka mbajtur edhe Gary Neville. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe aktualisht komentator sportiv deklaroi se do të ishte plotësisht dakord që ndeshjet e Manchester Cityt të mos ishin në qendër të vëmendjes për muajt në vijim, deri në marrjen e një vendimi për çështjen.
Ndërkohë, në fushë, City vazhdon garën për titullin. Fitorja ndaj Liverpoolit e mban skuadrën në krye të Premier League, me tri pikë avantazh ndaj Arsenalit. Megjithatë, deri në përfundimin e procesit disiplinor, suksesi sportiv i kampionëve vazhdon të shoqërohet nga pikëpyetje të mëdha jashtë fushës.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Tetor 2026, 14:00
SPANJE - Joan Gaspart ka folur përsëri për Leo Messin, duke dhënë një mesazh të fortë në podkastin 'Solo Para Cul...
Sport
12 Tetor 2026, 13:30
FRANCE - Kylian Mbappé është favoriti dërrmues në sondazhin e L'Équipe për të zgjedhur fituesin e ardhshëm t&...
Sport
12 Tetor 2026, 13:16
ZVICER - Champions League rikthehet nesër me ndeshjet e raundit të dytë të fazës së ligës, ku skuadrat më të m&eu...
Sport
12 Tetor 2026, 13:00
ANGLI - Andy Burnham më në fund do të luajë kartën e transparencës. Në një intervistë të dhënë p&e...
Sport
12 Tetor 2026, 12:30
ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë, ndërsa pozitat e trajnerit Michael Carrick po vihen gjithnjë e më shumë n&e...
Sport
12 Tetor 2026, 12:00
ANGLI - Ikona e muzikës, Elton John nuk e ka fshehur zhgënjimin për gjendjen e Watfordit, klubit tij të zemrës, që po kalon nj&e...
Sport
12 Tetor 2026, 11:30
ARGJENTINE - Lionel Scaloni tregoi se pasioni për sportin nuk kufizohet vetëm te futbolli. Trajneri që udhëhoqi Argjentinën drejt tri...
Sport
12 Tetor 2026, 11:15
ITALI - Problemi lidhet edhe me mënyrën e lojës së skuadrës, ndërsa Endrick shihet si një alternativë interesante.
Go...
Sport
12 Tetor 2026, 11:00
ARABIA SAUDITE - Al Nassr kthehet në Ligën e Kampionëve të Azisë këtë të hënë (19:45) kur pret Neftchi Fargo...
Sport
12 Tetor 2026, 10:27
TIRANE - Java e gjashtë e Abissnet Superiore solli rezultate të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesën. Te...