Berisha: Rama urdhëroi përjashtimin e Bardhit dhe Balliut për 60 ditë, PD do të shqyrtojë qëndrimin e saj

12 Tetor 2026 | 14:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas vendimit për përjashtimin e deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu për 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

Gjatë një konference për mediat në selinë blu, Berisha e cilësoi vendimin të paligjshëm dhe antikushtetues, duke pretenduar se nuk ka asnjë bazë ligjore. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për kufizimin e parlamentarizmit, protestës dhe lirisë së fjalës.

“Sot Edi Rama urdhëroi, pa asnjë bazë ligjore, të përjashtojë kryetarin e grupit të Partisë Demokratike dhe nënkryetarin e komisionit të sigurisë, zotërinjtë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, dy muaj nga parlamenti. Armik i egër i parlamentarizmit, i protestës dhe fjalës së lirë, Edi Rama me akte të tilla dëshmon se është një narko-diktator i urryer për shqiptarët”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së tha se partia e tij e dënon vendimin dhe paralajmëroi se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“Dënojmë me forcën më të madhe këtë vendim antiligjor, antikushtetues, kryekëput të pabazë. Natyrisht, grupi parlamentar do mblidhet të shqyrtojë qëndrimet përkatëse ndaj këtij vendimit”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar në mënyrë të palëkundur në paqe! Dënojmë Iranin dhe sulmet e tyre

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë fjalës së tij në deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e tij izraelit, Gideon...
13:00 | 12/10/2026

Shqipëria në procesin e zgjerimit të BE-së, Marta Kos: Anëtarësimi kërkon përafrim strategjik

Shqipëria është mes katër vendeve për të cilat Bashkimi Evropian parashikon mbajtjen e konferencave ndërqeveritare, në një zhvillim që komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e...
11:46 | 12/10/2026

Sekretariati i Etikës përjashton për 60 ditë Klevis Balliun dhe Gazment Bardhin

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Gazment...
11:12 | 12/10/2026