Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara është mbytur në ujë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.
Mësohet se 82-vjeçarja vuante prej kohësh nga skleroza dhe kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.
E moshuara jetonte me djalin tjetër, i cili dyshohet se e ka gjetur atë pa shenja jete në rezervuar.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.