Sulmet me raketa të Huthëve në Riad: Princi saudit Mohammed bin Salman strehohet në bunker

12 Tetor 2026 | 14:29

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është detyruar të strehohet në bunker për shkak të sulmeve me raketa të rebelëve Huthi ndaj Riadit, raporton Wall Street Journal.

Aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit u godit sërish të dielën, duke lënë tre të vdekur dhe 11 të plagosur.

Sulmi erdhi vetëm 24 orë pas goditjes më vdekjeprurëse ndaj Arabisë Saudite në një dekadë, kur një raketë goditi aeroportin ndërkombëtar King Khalid, duke vrarë 13 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Pas përshkallëzimit të konfliktit mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani.

Sipas Wall Street Journal, Mohammed bin Salman, 41 vjeç, prej gjashtë ditësh po qëndron në pallate të fortifikuara dhe të pajisura me bunkerë, nën mbrojtjen e një ekipi të përzgjedhur sigurie.

Ndërkohë, shkollat në kryeqytet janë mbyllur dhe mësimi po zhvillohet në distancë, për shkak të intensifikimit të sulmeve.

Trump ka lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes amerikane kundër rebelëve Huthi. I pyetur për përfshirjen e SHBA-së, ai tha se do ta shqyrtojë këtë mundësi.

Sulmet e së dielës janë dënuar nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, i cilësoi sulmet me raketa si të papranueshme dhe një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet një avion ushtarak në Pakistan, dy pilotë të vdekur

Një avion stërvitor ushtarak pakistanez u rrëzua të hënë në Pakistanin jugperëndimor, duke vrarë të dy pilotët. Ushtria tha se rrëzimi i avionit PAC MFI-17...
14:28 | 12/10/2026

Shefi i inteligjencës çeke: Rusia mund të kryejë operacione më të rrezikshme në shtetet e NATO-s

Kreu i shërbimit çek të sigurisë, Michal Koudelka u shpreh të hënën se Rusia mund të përdorë operacione më të rrezikshme në shtetet anëtare të...
14:18 | 12/10/2026

Komandanti i NATO-s: Jemi gati të luftojmë sonte nëse sulmohemi

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, deklaroi në Forumin e Sigurisë në Varshavë se Aleanca është e gatshme...
13:59 | 12/10/2026