Qeveria prezantoi platformën “Pasqyra e Çmimeve”, ku qytetarët mund të krahasojnë çmimet e 238 produkteve për 13 kategori, në mënyrë që të bëjnë blerje të informuara dhe t’i drejtohen pikave të shitjeve ku produktet ofrohen me çmime të përballueshme për ta. Pjesë e kësaj platforme është edhe sektori “Kurse” ku ndodhen aktualisht 325 oferta me çmime të reduktuara, me një ulje mesatare prej 13,3% dhe ulje që arrijnë deri në 40%.