Kompania italiane “Renco”, e përfshirë në marrëveshjen për dhënien me qira të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, është shpallur fituese e tenderit të KESH-it për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Procedura, me fond limit 1.85 miliardë lekë, ose mbi 23 milionë euro, është zhvilluar me një konkurrencë të kufizuar, pasi operatori tjetër pjesëmarrës është skualifikuar për mungesë të përvojës së ngjashme. Një kriter që ngre pikëpyetje mbi konkurrencën reale dhe transparencën në përdorimin e parave publike dhe dyshime tw forta pwr tender fiktiv.
SYRI TV
Kompania italiane “Renco”, një prej dy shoqërive që i dha me qira qeverisë shqiptare për më shumë se katër vjet dy anijet termocentralë, është shpallur fituese e një tenderi për mirëmbajtjen e dy “Tigrave”.
Procedura është zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila duket se tashmë ka marrë në kontroll termocentralet lundrues që janë ankoruar në zonën e Triportit në Vlorë.
Tenderi është shpallur në Gusht të këtij viti nga titullarja e KESH-it, Viola Haxhiademi, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjithashtu, Haxhiademi është një nga personat e përfshirë drejtëpërdrejtë në procedurat e zhvilluara në vitin 2022, kur qeveria e Edi Ramës vendosi të marrë me qira këto dy centrale gjenerues të energjisë elektrike marrë me qira ditore rreth 95 mijë dollarë. Marrëveshja për qiramarrjen u nënshkrua nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare nga njëra anë dhe bashkimit të kompanive të huaja “Excelerato” dhe “Renco”.
Kjo e fundit, prej vitit 2022, ka krijuar edhe një degë në Shqipëri, të quajtur “Renco Spark”. Pikërisht, kjo kompani është përfshirë në tenderin me fond limit 1.85 miliardë lekë ose mbi 23 milionë euro për “Operim dhe Mirëmbajtje e Asetit Gjenerues Termik, Vlorë”.
Në garë rezulton se ka marrë pjesë edhe një operator tjetër, i cili ka paraqitur ofertën më të ulët. Por, KESH-i ka vendosur skualifikimin e konkurentit të dytë, me argumentin se “nuk plotëson kriterin e përvojës së ngjashme”.
Ky kriter specifik e shndërroi tenderin në një procedurë praktikisht pa garë reale. Në Shqipëri, vetëm “Renco” e ka përvojën e ngjashme në operimin dhe mirëmbajtjen e termocentraleve lundrues, kjo falë marrëveshjes së shumë-debatuar që ajo nënshkroi në vitin 2022 me qeverinë shqiptare.
© SYRI.net
SYRI TV/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetët PD, masa për Gazmend Bardhin dhe Klevis Balliun
Fushëbualli pa ujë të pijshëm, Bashkia Elbasan hesht, Çopja: Banorët protestojnë për një nevojë jetike!
Gjashtëdhjetë ditë për t'i mbyllur gojën Opozitës, kjo është logjika e “kapterr Babes”!