Zëvendësimi që përcaktoi derbin, Dean Klafuriç goditi Partizanin me vendimin vendimtar

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës mori një kthesë të rëndësishme në minutën e 62-të, kur trajneri Dean Klafuriç aktivizoi Tomislav Kis në vend të Eridon Dacit.

Të lidhura

None found

Sulmuesi kroat pati ndikim të menjëhershëm në lojë. Në minutën e 80-të, ai asistoi saktë për Bojan Ilievskin, i cili riktheu avantazhin e bardhebluve, ndërsa pesë minuta më vonë Kis shënoi vetë nga pika e penalltisë, pas 11-metërshit të fituar nga Hazrollaj.

Futja e Kis në pjesën e dytë, kur rezultati ishte ende 1-1, dëshmoi zgjedhjen e goditur të Klafuriçit. Trajneri kroat e lexoi momentin e duhur për të ndryshuar ekuilibrat dhe për t’i dhënë Tiranës fitoren e parë në derbi.

Pas një periudhe me rezultate të luhatshme, Tirana duket se po merr veten gradualisht. Megjithatë, bardheblutë tashmë përballen me sfidën e ruajtjes së këtij ekuilibri dhe të një ritmi të qëndrueshëm në bilancet e tyre.


Quantcast