Lionel Messi zgjedh 10 yjet e së ardhmes, tregon dhjetë talente që mund të bëhen emrat e mëdhenj të futbollit

Ylli i futbollit Lionel Messi, ka përzgjedhur dhjetë emra që, sipas tij, përfaqësojnë të ardhmen e futbollit botëror. Në listën e tij, krahas talenteve të klubeve të mëdha europiane, spikat edhe argjentinasi Tomas Aranda, futbollist i Boka Zhunjor.

Përzgjedhja përfshin shtatë lojtarë dhe tri futbolliste, nga vende e kampionate të ndryshme.

Të lidhura

None found

Lionel Messi ka përzgjedhur dhjetë talente që mund të bëhen emrat e mëdhenj të futbollit botëror në vitet e ardhshme.

Në listën e publikuar, përfshihen lojtarë nga klube të njohura europiane, por edhe talente nga Amerika, mes tyre argjentinasi Tomas Aranda i Boca Juniors.

Përzgjedhja përfshin shtatë futbollistë meshkuj dhe tre futbolliste, ndërsa vlerat e disa prej tyre në merkato arrijnë në dhjetëra miliona euro. Messi ka përfshirë Tomas Arandën, mesfushorin ofensiv argjentinas të Boca Juniors, i cili vlerësohet rreth 9 milionë euro.

 

 

Xhan Uzun, mesfushori ofensiv turk i Frankfurtit, ka shënuar dy gola në Bundesligë dhe vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Në listë është edhe Gilberto Mora, mesfushori meksikan i Club Tijuana, vlera e të cilit arrib në 10 milionë euro, ndërsa Max Doëman, talenti anglez i Arsenalit, vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Një tjetër emër është Zavier Gozo, sulmuesi amerikan i Real Salt Lake, që në sezonin 2026 të MLS-së ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asistime, me vlerë tregu rreth 6 milionë euro.

Jesus Rodriguez, sulmuesi krahu spanjoll i Comos në Serinë A, nuk ka shënuar ende në kampionat këtë sezon dhe vlerësohet rreth 30 milionë euro.

 

 

Pjesë e përzgjedhjes është edhe Kees Smit, mesfushori holandez i AZ Alkmaar, i cili nuk ka shënuar ende në kampionat këtë sezon, por ka dhënë dy asistime dhe vlerësohet rreth 25 milionë euro. Në futbollin e femrave, Messi ka përfshirë Chloe Sarëie, mbrojtësen angleze të Chelsea-t, Giovanna Waksman, futbollisten braziliane të Lyonnes, dhe Lotta Ërede, mesfushoren gjermane të Hamburger.

Përzgjedhja e Messit vjen në kuadër të një fushate reklamuese që synon të vërë në pah brezin e ri të futbollit botëror. Lista bashkon talente nga kontinente të ndryshme dhe nga futbolli i meshkujve e i femrave, duke i vendosur në qendër të vëmendjes emrat që pritet të ndërtojnë karrierat e tyre në vitet e ardhshme.


Shtuar më 12.10.2026 14:49

Quantcast