Balla dhe minstri izraelit Sa’ar nderojnë viktimat e Holokaustit në Tiranë, vlerësojnë familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilluan homazhe pranë Memorialit të Holokaustit në Tiranë, në kujtim të miliona viktimave të genocidit nazist.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, ata nderuan viktimat e Holokaustit, duke përcjellë mesazhin e rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të vlerave njerëzore. Në këtë kuadër, Balla vlerësoi edhe një herë qëndrimin e familjeve shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat rrezikuan jetën për të strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë nga përndjekja naziste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë shqiptarët që u bënë strehë dhe mbrojtje për hebrenjtë në një nga periudhat më të errëta të historisë. “Mirënjohje të gjitha familjeve shqiptare që mbrojtën dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?