• Kontakt
Monday, October 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve

15:11 : 12/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Kalimi i programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) nga duart e privatit te shteti ka nisur me një ngërç të shumëanshëm që rrezikon të paralizojë shërbimin në terren. Pasi përfundoi në shtator kontrata koncesionare 10-vjeçare me kompaninë 3P Life Logistic, qeveria vendosi shtetëzimi e plotë të këtij shërbimi.

Për të kryer shërbimin, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore shpalli me urgjencë një tender me vlerë 18 milionë euro për blerjen e kiteve dhe materialeve të domosdoshme që analizat të kryeshin nga strukturat publike. Ky tender u nda në 5 lote.

Por tashmë tenderi është pezulluar plotësisht. Siç tregojnë dokumentat zyrtare, 4 lote kryesore të kësaj procedure të hapur nga kompania e re shtetërore, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore Sh.A., mbajnë statusin zyrtar “Pezulluar”.

Check-up-i në "kaps" / Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet

Lexo edhe:

Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Check Up-in për Vilma Nushin?!

Vlera e përbashkët e këtyre loteve të ngrira në sistemin e prokurimeve kap shifrën marramendëse prej 1,46 miliardë lekë ose rreth 126 milionë euro.

Peng i luftës për plaçkë

Bllokimi aktual i tenderit duket i lidhur ngushtë me një rrotacion administrativ në kupolën drejtuese të institucionit prokurues.

Pikërisht në ditën e shpalljes së këtij tenderi, ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka hedhur firmën e saj të parë në detyrë duke shkarkuar me urgjencë administratoren e OSHISH, Arisa Cane dhe duke e zëvendësuar atë me Yllka Shetan.

Ky shkarkim – i cili erdhi paralelisht me pikëpyetjet e mëdha mbi procedurat e tjera të këtij operatori si ajo e hemodializës – krijoi një tronditje administrative.

Sheta, e cila është akuzuar publikisht nga opozita si një emërim nepotik për shkak të lidhjeve familjare me bashkëshorten e kryeministrit, ka bllokuar thuajse totalisht tenderat e hapur nga paraardhësja e saj, e cila konsiderohej si një person i Evis Salajt.

Çfarë është bllokuar konkretisht?

Pezullimi ka goditur direkt furnizimet jetike për laboratorët shtetërorë që pritet të marrin në dorëzim fluksin e qytetarëve:

• Loti 1: Blerje kite-reagent për pajisje Abbott ose ekuivalent (433.2 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 2: Blerje kite-reagent për pajisje Roche Diagnostic ose ekuivalent (807 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 4: Blerje kite/testesh diagnostike për përcaktimin e gjakut okult (FOB) (127.3 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 5: Blerje materiale mjekësore për programin bazë (100.6 milionë lekë) – I PEZULLUAR

Përplasja ligjore në letra dhe rrotacioni i administratës po ndihen direkt te qytetarët. Raportimet e para nga qendrat shëndetësore tregojnë se kitet për Check-up-in kanë filluar të mungojnë ose janë të limituara, duke detyruar mjekët e familjes të bllokojnë kontrollin bazë të qytetarëve.

Ndërkohë që qeveria hoqi kufirin e moshës duke e zgjeruar fashën për të gjithë personat mbi 35 vjeç, ngërçi administrativ dhe bllokimi i tenderit të materialeve prej 1.46 miliardë lekësh rrezikon ta kthejë premtimin e shtetëzimit në një dështim të parakohshëm./ kapitali.al

Etiketa: check upkontroll mjekesorministria e shendetesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në hetim nga SPAK/ Klodiana Spahiu emëron njeriun e Vilma Nushit për kontrollin e “Check-Up”-it

14:22 : 03/10/2026
AKTUALITET

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Check Up-in për Vilma Nushin?!

22:33 : 15/09/2026
AKTUALITET

Dorëheqja e ministres Evis Sala, Këlliçi: Shëndetësia po i dorëzohet mikut izraelit të Ramës

16:44 : 02/09/2026
AKTUALITET

“Superkompania në shëndetësi”, gazetari Stafa: Qeveria të na tregojë një model në Europë

16:00 : 30/08/2026
AKTUALITET

“Ministria e Shëndetësisë po mashtron”/ Stafa publikon videon: Pacienti nuk vdiq, u braktis me ambulancë në Portin e Durrësit

18:55 : 29/07/2026
AKTUALITET

Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e “Bolit”

22:30 : 23/05/2026

TË GJITHA

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve

15:11 : 12/10/2026

Derbi Partizani-Tirana, nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar

15:02 : 12/10/2026

Vullnet Sinaj/ Rroftë Partia! PS mbi të gjitha

14:51 : 12/10/2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

14:41 : 12/10/2026

U ekstradua nga SHBA, Gjykata e Fierit liron Sokol Hoxhën, autor i 3 vrasjeve

14:33 : 12/10/2026

Zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Elon Musk dhuron 276 milionë dollarë për të mbështetur Trumpin

14:33 : 12/10/2026

Shefi i inteligjencës çeke: Rusia mund të kryejë operacione më të rrezikshme në shtetet e NATO-s

14:21 : 12/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com