Montella i jep lamtumirën Turqisë: “Do të mbetesh gjithmonë në zemrën time”

Vincenzo Montella ka reaguar pas largimit nga drejtimi i kombëtares turke, duke falënderuar lojtarët, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen gjatë aventurës së tij.
Trajneri italian u largua pas rezultateve zhgënjyese në Ligën e Kombeve, ku Turqia pësoi katër humbje në katër ndeshje.
Në mesazhin e tij emocional, Montella kujtoi sukseset dhe momentet e veçanta të përjetuara gjatë afro tre viteve në krye të skuadrës, duke theksuar lidhjen e krijuar me popullin turk.
“Së bashku përjetuam momente të paharrueshme, arritëm suksese historike, kapërcyem vështirësi dhe shkruam faqe të veçanta në historinë e këtij vendi. Do ta mbaj gjithmonë në zemër ngrohtësinë e popullit turk. Shpresoj që emocionet e paharrueshme që përjetuam së bashku të bëjnë që populli turk të më kujtojë me dashuri dhe respekt. Faleminderit, Turqi! Do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, përfundoi tekniku italian.




