Ronaldo: Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë
Cristiano Ronaldo ka rihapur debatin për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, duke këmbëngulur se ai është futbollisti më i kompletuar në histori, pavarësisht preferencave të tifozëve për Lionel Messin, Pelén apo Diego Maradonën.
Ylli portugez, i cili së fundmi shënoi golin e tij të 980-të me Al Nassr, ka folur për objektivin e arritjes së 1.000 golave dhe për vlerësimin që merr për atë që po bën aktualisht në karrierën e tij.
“Njerëzit nuk po e vlerësojnë atë që po bëj tani. Ata janë më të shqetësuar se sa gola më duhen për të arritur 1.000. Nuk më pëlqen. Gjërat duhet të ndodhin natyrshëm”, ka deklaruar Ronaldo, sipas një raportimi të Alfredo Pedullà, i cili ia atribuon këto fjalë CNN Portugal.
Portugezi theksoi se nuk ka nevojë ta arrijë patjetër shifrën e 1.000 golave për ta konsideruar veten më të mirin e të gjitha kohërave.
“Nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Kur bëhet fjalë për shënimin e golave, numrat flasin vetë. Nuk do të thoja se duhet të arrij 1.000 gola. Nëse arrij atje, do të ishte fantastike”, ka thënë ai.
Ronaldo foli edhe për krahasimet me rivalët e tij historikë, Messin, Pelén dhe Maradonën, duke thënë se i respekton ata që kanë një preferencë tjetër, por nuk pranon pretendimet se ai nuk është një futbollist i kompletuar.
“Nëse dikush preferon Messin, Pelén ose Maradonën, kjo është çështje shijesh personale. E respektoj këtë. Por të thuash se Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar i plotë është gënjeshtër. Unë jam lojtari më i plotë”, ka përfunduar ylli portugez.
Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, vazhdon të ndjekë objektivin historik të 1.000 golave në karrierë, ndërsa debati për vendin e tij në historinë e futbollit mbetet një nga temat më të diskutuara mes tifozëve.
Joan Gaspart: Barça është më e madhe se Messi, duhet të jetë i kujdesshëm
Courtois afër rinovimit deri në vitin 2028
Tirana triumfon në derbin e kryeqytetit, fiton 3-1 ndaj Partizanit në Air Albania
- 15:17 Ukraina miraton ligjin për të drejtat e pakicave, hapet rruga për negociatat me BE-në
- 15:14 Trump dëshiron të ndryshojë edhe emrin e një oqeani – “Oqeani Trump” apo “Oqeani i Amerikës”?
- 15:10 Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik
- 14:59 Shpërthim pranë kufirit Izrael-Liban, 12 të plagosur
- 14:43 I akuzuar për mbështetje të një grupi të armatosur xhihadist, ekzekutohet një person në Iran
- 14:39 Francë, dhuna përshkallëzohet në protestat e studentëve, plagosen 8 mësues