I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë deputeti i PD Igli Cara.
Ai ka folur me moderatoren Sibora Bitri edhe për rënien dramatike të euros dhe përjashtimin me 60 ditë të dy deputetëve të PD.
Sibora Bitri: Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë, kreun e grupit të PD Gazment Bardhi dhe deputetin e PD Klevis Balliu nga punimet ne seancat plenare por edhe nga komisionet ku ata marrin pjesë. A të duket pak, një ndëshkim jo proporcional.
Igli Cara: Jo vetëm proporcional nuk është por mbi të gjitha është i palogjikshëm. Unë e kuptoj se shpesh qytetarët na gjykojnë për veprimet dhe një moment i lagies me ujë apo edhe goditjes me një shishe boshe, mund të krijojë një imazh ndryshe për pralamentin. Por duke ju referuar se çfarë po ndodh në atë parlament, si po sillet mazhoranca, ose më mirë të themi si po sillet Rama me opozitën, ato janë shumë pak për të bërë. Është normale se jemi njerëz me mish e me gjak dhe me thënë të drejtën, ku shef atë lloj arrogance të kryeministrit Rama, por edhe të qeverisë, por edhe të kryetarit të kuvendit, sinqerisht ndjehesh keq. Sepse ne e kuptojmë se parlamenti është vendi ku flitet, vendi ku debatohet, vendi ku prodhohet, mendim në dhomën politike, por deri ne këtë moment në fakt ne nuk po prodhojmë më politike. Ne e kemi kthyer parlamentin në një farë mënyre si një noter, ku Rama me forcën e kartonit, thjesht certifikon mendimin e tij. Dhe dëmet që po i bëhen Shqipërisë, duke patur një mazhorancë do të thoja, që i bindet një njeriu anormal dhe të papërgjegjshëm është i madh. Sepse duhte vetëm një diçka të llogarisim që nëse ju kujtohet, tek votimi i fundit kishim disa deputetë socialistë që kishin një mendim të tyre të kundërt. Ju e patë se çfarë presioni, çfarë intimidimi ju bë pikërisht deputetit. Por në qoftë se deputeti kërcënohet, qoftë ky i mazhorancës apo opozitës, pak rëndësi ka, atëherë për çfarë shteti po flasim, për çfarë demokracie dhe mbi të gjithë për çfarë rezultatesh të politikave. Pra kemi vetëm një njeri që voton dhe unë e thashë edhe në fjalën time në parlament. Pra këtu nuk bëhet fjalë vetëm se kemi një votim, pavarësisht se ju shihni disa kartona, disa votime ne ngjyrë jeshile si në rastin e fundit. Por aty vetëm një njeri voton dhe mendon. Të tjerët janë vetëm gishta.
Sibora Bitri: Edhe ata duke ngritur kartonin jeshil janë bashkëvendimarrës në këto lloj...siç ishte rasti i miratimit të Reformës territoriale. Sepse nëse do të donin të ishin kundër siç nisen me fjalimet, mund të kishin ngritur edhe kartonin e kuq.
Igli Cara: Jam plotësisht dakord. Pikërisht këtë po them. Ky njeri që quhet Rama me presionin që bën, qoftë mazhorancës së tij, por nëse shkojmë më larg edhe këshillave bashkiakë që janë pushtetet lokale dhe që janë zgjedhur me votë të drjtë popullore. Pra e parë në pikëpamjen ligjore ata madje janë më të fortë në zonë se kryeministri. Pse e them, sepse ato të marrin direkt në votimin me emër, nominal. Kurse Rama bëhtë kryeministre me votë të deleguar, me votë të deputetëve. Ai as ata nuk i merr parasysh, kemi një njëri që është një autokrat i pastër.
Opozita i kërkon komision hetimor, nuk i jepet, i kërkon interpelancë nuk vjen. Atëherë për çfarë bëhet fjalë. Tani pa pikën e turpit dënojnë dy deputetë.....
Sibora Bitri: Çfarë rruge ligjore do të ndiqni pas miratimit të kësaj reforme.
Igli Cara: Po patjetër që ne do të ndjekim gjithë rrugët ligjore. Në Gjykatë kushtetuese, do kërkojmë që të bëhet një referendum. Do shikojmë ndoshta edhe rrugën e mbledhjes së firmave për referendum. Sepse ky vendim i Ramës është me pasoja të rënda. Të mos harrojmë se reforma e 2014, solli shpopullimin e frikshëm të Shqipërisë dhe atë do të vazhdojë akoma më tej....Është një projekt i tërë. Shqipëria po ç’bëhet. Ky është projekti i Ramës. Këtij njeriu mund ti them vetëm një antishqiptar. Kur të gjithë duan të ikin atëherë për çfarë na shërben një kryeministër i tillë.....
© SYRI.net
SYRI TV/ Çmimet e ushqimeve 'varfërojnë' shqiptarët, Rama prezanton portalin 'pasqyra e çmimeve'
SYRI TV/ 'Narkos monedha e re zyrtare e Shqipërisë', Berisha: Miliarda euro u pastruan në ndërtim
SYRI TV/ KESH hedh miliona euro për mirëmbajtjen e 'Tigrave', skualifikohet kompania me ofertë më të ulët