12 Tetor 2026, 16:09
Nga E.M

TIRANË- Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara, Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj. Postimi i saj vjen pas publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila ku gjatë citimit të saj ajo i kërkoi këngëtares të vazhdojë të mbajë kokën lartë si një mbretëreshë.
“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan ajo.
Pak ditë me parë mbi videot ka reaguar edhe vetë Eli Fara duke u shprehur se, të turpëruar duhet të ndihen ata që publikuan ato pamje ndërsa shtoi se nuk ia uron asnjë femre tjetër cënimin e privatësisë dhe përballjen me gjykimet. Në vijim ajo deklaroi se çështjen do t’ia lërë drejtësisë duke i bërë kështu thirrje publikut të ndalojë shpërndarjen e materialeve.
Në fund të reagimit artistja falenderoi familjen dhe të afërmit për mbështetjen. Ajo bëri të qartë se Adi Hila nuk është personi që fshihet pas publikimit të videove dhe se ajo nuk ka qenë në dijeni të filmimit.
Deklarata e plotë e Eli Farës:
Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time.
Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.
Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.
Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t'ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni.
Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë. Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.
E juaja, Eli Fara./Dosja.al
marina fara eli fara
Art&Argëtim
12 Tetor 2026, 15:16
E.M
LONDËR- Një urgjencë familjare e regjisorit Matt Reeves ka shkaktuar pezullimin e përkohshëm të prodhimit të filmit &l...
Art&Argëtim
12 Tetor 2026, 14:21
E.M
MADRID- Këngëtarja kolumbiane Shakira ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj nëpërmjet transmetimit t&eu...
Art&Argëtim
12 Tetor 2026, 13:40
E.M
SHBA- Amerikanët kanë ngritur shqetësime për legjionet e robotëve të cilët qarkullojnë në Shtetet e Bashkuar...
Art&Argëtim
12 Tetor 2026, 12:48
E.M
NEW YORK- Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka publikuar në rrjete sociale pamje të dasm&...
Art&Argëtim
12 Tetor 2026, 07:04
E. D
Dashi
Në dashuri, mundohuni të shmangni debatet e panevojshme dhe të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin. Beqarët mund...
Art&Argëtim
11 Tetor 2026, 19:39
E.M
VENECIA- George Clooney ishte i pranishëm në Festivalin e Filmit në Venecia me 2 shtator 2026 ku u nderua me Luanin e Artë p&eum...
Art&Argëtim
11 Tetor 2026, 19:17
E.M
SHBA- Këngëtarja amerikane, Olivia Rodrigo, është përballur me kritika pas festivalit të saj bamirës, Daisy Chains Fie...
Art&Argëtim
11 Tetor 2026, 19:02
E.M
LONDËR- Amal Clooney dhe George Clooney tërhoqi vëmendjen me një fustan të artë nga Gucci në ceremoninë bamirëse ...
Art&Argëtim
11 Tetor 2026, 18:48
E.M
SINGAPORE- Kim Kardashian u shfaq në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, në mbështetje të të dashurit të ...
Art&Argëtim
11 Tetor 2026, 17:47
E.M
SHBA- Princi Harry ka zbuluar për ndjekësit gjendjen e tij mendore në periudhën përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashk...