LIVE UPDATES
Bota

Analiza: BE-ja pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

Në një vend që dikur ishte ndër më të avancuarit në procesin e integrimit evropian, por që tani është ndër më të prapambeturit, vetëm një listë zgjedhore e ka BE-në në qendër të programit të saj.

12 Tetor 2026, 16:21 Nga E.d
Analiza: BE-ja pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi
Foto ilustruse

Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve.

Por, një dekadë e gjysmë më vonë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nuk janë më ndër mesazhet kryesore të fushatës zgjedhore në Serbi, ndonëse ajo e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Në një vend që dikur ishte ndër më të avancuarit në procesin e integrimit evropian, por që tani është ndër më të prapambeturit, vetëm një listë zgjedhore e ka BE-në në qendër të programit të saj.

Lista “Serbia evropiane”, e përbërë kryesisht nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjillasit dhe Partia Zemra (Srce) e Zdravko Ponoshit, e ka përqendruar fushatën në nevojën për anëtarësim në BE.

Për partitë e tjera, përfshirë ato në pushtet, integrimi evropian nuk është temë kryesore e fushatës.

Serbia, përndryshe, nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë pesë vjetëve të fundit.

Kjo ngecje lidhet me refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve që BE-ja vendosi ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, si dhe me përkeqësimin e gjendjes së sundimit të ligjit.

Si pasojë, Serbia nuk është përfshirë as në udhërrëfyesit orientues, të cilët Komisioni Evropian po i përgatit për vendet më të avancuara në këtë proces. 

Në mesin e tyre janë: Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia.

Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 tetor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shpalljes së zgjedhjeve u paraprinë disa muaj protestash masive, gjatë të cilave u kërkua përgjegjësi për shembjen e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.

Pse BE-ja është tani e (pa)rëndësishme?

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është në garë për postin e kryeministrit.

Ai udhëheq Listën “Serbia e bashkuar” të Partisë Përparimtare Serbe.

Kjo parti, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, ka qenë në pushtet gjatë 14 vjetëve të fundit.

Vuçiq thotë se, nëse kjo listë fiton zgjedhjet, Serbia do të vazhdojë të ndjekë një “politikë të pavarur dhe sovrane, që nënkupton rrugën drejt Evropës, por edhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

Kur shpalli zgjedhjet, ai vlerësoi se Serbia kishte zgjedhur “rrugën e duhur evropiane, duke ruajtur miqësitë tradicionale, krenarinë dhe dinjitetin kombëtar”.

Gjatë dekadës së fundit, Vuçiq ka ndjekur një politikë balancimi mes Perëndimit dhe Lindjes.

Megjithëse ka përsëritur se Serbia është në rrugën e integrimit evropian, viteve të fundit ai e ka intensifikuar bashkëpunimin me Kinën, pa hequr dorë nga lidhjet me Rusinë. 

“Vuçiq nuk flet shumë për BE-në, sepse kjo temë nuk i përshtatet. Janë pikërisht ata që e kanë ndalur procesin e integrimit evropian të Serbisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu dhe profesori universitar serb, Dushko Radosavleviq.

Serbia nuk ka hapur asnjë grup të ri kapitujsh në negociatat e anëtarësimit me BE-në që nga dhjetori i vitit 2021.

As në programin e rivalit kryesor të Vuçiqit, Listës studentore “Studentët fitojnë”, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk përmendet si synim.

Programi i kësaj liste përmban 11 pika, mes të cilave luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit, reformën e policisë dhe lirinë e mediave.

Përfaqësuesit e Listës studentore thonë se, aktualisht, janë të përqendruar në rregullimin e brendshëm të shtetit, ndërsa çështjet si anëtarësimi në BE do të shqyrtohen pas ndryshimit të pushtetit.

Radosavleviq thotë se Lista studentore e ka përcaktuar si qëllim “rrëzimin e Vuçiqit” dhe krijimin e kushteve për rindërtimin e institucioneve shtetërore. 

“Dhe, kur shteti të jetë rindërtuar deri në njëfarë mase, atëherë të paraqiten programet politike”, shton Radosavleviq.

Naim Leo Beshiri, nga organizata joqeveritare Instituti për Çështje Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se synimet e Listës studentore përputhen me vlerat e Bashkimit Evropian.

“Studentët nuk vrapuan dhe nuk udhëtuan me biçikleta drejt Moskës apo, për shembull, Egjiptit, por drejt qyteteve kryesore evropiane, Brukselit dhe Strasburgut”, thotë ai.

Beshiri shton se politikat që Lista studentore synon t’i zbatojë, sipas programit të saj, nuk mund të realizohen pa BE-në si partnere.

Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, studentët deklaruan se janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Ata e arsyetuan këtë qëndrim duke thënë se sanksionet ndaj cilitdo shtet nuk ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave politike dhe të sigurisë, “veçanërisht duke pasur parasysh përvojën tonë dhe pasojat e drejtpërdrejta të masave të tilla për popullsinë vendase”.

Në anën tjetër, Lista “Serbia evropiane” mbështet harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Serbisë me atë të Bashkimit Evropian dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Përfaqësuesit e kësaj liste thonë se synojnë ta rikthejnë Serbinë në rrugën e integrimit evropian dhe që deri në vitin 2030 ta përfundojnë atë që, sipas tyre, “pushteti aktual e ka shtyrë për vite me radhë”.

Euroskepticizmi si temë e fushatës

Bashkimi Evropian, megjithatë, është pjesë e fushatës së listave zgjedhore që përbëhen nga parti euroskeptike.

Përfaqësuesit e Listës “E djathta autentike”, të udhëhequr nga Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS), mbështesin bashkëpunimin me BE-në, por kundërshtojnë anëtarësimin.

Ata thonë se “nuk duan që Brukseli të jetë kryeqyteti i tyre”.

Ndër mesazhet e kryetarit të DSS-së së Re, Millosh Jovanoviq, gjatë fushatës, ishte edhe pretendimi se anëtarësimi i Serbisë në BE “nënkupton njohjen e martesave mes personave të së njëjtës gjini”.

“Vazhdimisht dëgjojmë deklarata bombastike, patriotike dhe sovraniste”, thotë Radosavleviq, duke komentuar mesazhet e partive euroskeptike.

Edhe Lista “Alternativa për Serbinë”, e udhëhequr nga kryetari i Partisë Popullore, Vlladimir Gajiq, dallohet për qëndrimet kundër BE-së.

Kjo listë kërkon ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit për aq kohë sa, sipas saj, kusht për Serbinë mbetet njohja e Kosovës si shtet i pavarur.

Gjatë fushatës, Gajiq ka deklaruar se politika “edhe Kosova, edhe Evropa” është e pamundur. 

Autoritetet në Serbi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por zhvillojnë dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përparimi në këtë dialog është kusht për avancimin e të dyja vendeve në procesin e integrimit evropian.

Partitë e djathta kundërshtojnë, gjithashtu, vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kundër anëtarësimit në NATO

Partitë që deri më tani kanë qenë në pushtet, flasin pak për Bashkimin Evropian, por u premtojnë votuesve se nuk do ta anëtarësojnë Serbinë në NATO.

Në një video të fushatës zgjedhore të Listës “Serbia e bashkuar”, anëtarët e rinj të një familjeje kërkojnë anëtarësimin në BE dhe në NATO, ndërsa Vuçiq, i cili luan rolin e kamerierit, u përgjigjet: “NATO nuk kemi, por kemi paqe dhe stabilitet”.

Sipas një deklarate të miratuar nga Kuvendi i Serbisë, ky vend është ushtarakisht neutral, por bashkëpunon me NATO-n përmes programit Partneriteti për Paqe.

Beshiri vlerëson se mënyra se si NATO-ja po përdoret në fushatë, është një taktikë marketingu e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Me gjasë, ata po përpiqen të krijojnë përshtypjen se të tjerët, përfshirë Listën studentore, mund të jenë ata që do të angazhohen për anëtarësimin në NATO”, thotë ai.

Beshiri thekson se Serbia ka bashkëpunuar më së shumti me NATO-n pikërisht gjatë periudhës kur Vuçiq ka qenë në pushtet.

Stërvitja e parë ushtarake “NATO-Serbi” u mbajt në maj të këtij viti, në jug të Serbisë, ku rreth 600 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe të forcave të vendeve anëtare të NATO-s shkëmbyen përvoja.

Po ashtu, që nga viti 2014 organizohet stërvitja ushtarake “Ujku i Platintë”, nga Ushtria e Serbisë dhe Komanda Evropiane e Forcave të Shteteve të Bashkuara.

Në këto stërvitje, përveç SHBA-së, marrin pjesë edhe pjesëtarë të ushtrive të vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Edhe Partia Socialiste e Serbisë, pjesë e koalicionit aktual qeverisës, deklaron se e kundërshton fuqishëm anëtarësimin në NATO. 

“Kur të gjitha vendet përreth jush janë anëtare të NATO-s ose të BE-së, apo të të dyjave... në një situatë të tillë nuk mund ta vini në pikëpyetje bashkëpunimin. Ju bashkëpunoni me ata që ju rrethojnë”, thotë Radosavleviq.

Edhe përfaqësuesit e partive të djathta kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në NATO. Lista studentore nuk ka paraqitur qëndrim për NATO-n në programin e saj.

E, përfaqësuesit e Listës “Serbia evropiane” kanë deklaruar gjatë viteve të mëparshme se Serbia nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s, por duhet të bashkëpunojë me këtë aleancë ushtarake./REL

serbi zgjedhje be

Sondazh

Poll

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales