Kjo do të jetë atmosfera që do të krijohet çdo mbrëmje në Fishtë të Lezhës, fshatin e njohur për turizmin gjatë gjithë vitit.I titulluar “Hambar Teatri” vjen si një nismë që synon të kthejë hapësirat e fshatit në vende takimi për muzikën, poezinë, rrëfimet dhe artistët.

Në natën e parë, të ftuar ishin Vlashent Sata dhe Antonio Fjerca, të cilët performuan para të pranishmëve, duke sjellë një atmosferë të veçantë artistike.

Nisma është ndërmarrë vullnetarisht nga banorë vendas, me synimin për t’i dhënë më shumë gjallëri zonës. Ideja është që përmes artit dhe kulturës të krijohen më shumë mundësi takimi dhe aktivitete për banorët, vizitorët dhe turistët që zgjedhin Fishtën dhe zonën e Zadrimës.

Mbrëmjes së parë të “Hambar Teatrit” iu bashkuan banorë të zonës, vizitorë dhe turistë, të cilët e vlerësuan këtë nismë, që sjell një mënyrë të re për të përjetuar jetën e fshatit përmes artit dhe kulturës.

"Kemi ardhur te kalojme ca dite ketu ne Fishte dhe po e kalojme shume mire.Jemi befasuar nga ky organizim ne mbremje.Eshte dicka interesante per tu argetuar dhe kaluar disa çaste ndryshe.Fishta na pelqen shume dhe po e shijojme ne maksimum atmosferen e krijuar" tha një turist

“Hambar Teatri” do të jetë i pranishëm në Fishtë çdo mbrëmje, për disa muaj me radhë, duke synuar të kthehet në një hapësirë ku muzika, arti dhe njerëzit bashkohen. Një tjetër mundësi për t’i dhënë jetë fshatit, i cili çdo vit mirëpret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.