Florin Bratu nuk është më trajner i klubit të Partizanit.
Humbja 1-3 në derbin ndaj Tiranës dhe rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni kanë sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit mes teknikut rumun dhe klubit kryeqytetas.
‘FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit.
Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B. FK Partizani i uron Florin Bratu dhe stafit te tij suksese në vazhdim të karrierës së tyre sportive’,- thuhet në njoftimin e KF Partizani.













