web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratë e bujshme e Cristiano Ronaldos: Jam më i miri në histori, synoj 1000 golat

12 Tetor 2026, 16:48, Lifestyle CNA

Deklaratë e bujshme e Cristiano Ronaldos: Jam më i miri në

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, dha një intervistë mbresëlënëse për “CNN Portugali’', gjatë së cilës riafirmoi pozicionin e tij në futbollin botëror.

Në intervistë, sulmuesi ishte këmbëngulës kur vlerësoi trashëgiminë e tij në futboll: 

"Unë jam më i miri në histori, pikë. Numrat flasin vetë",-deklaroi ndër të tjera. 

Ai bërë thirrje për një njohje më të madhe të performancave të tij në moshën 41 vjeçare.

"Njerëzit nuk e vlerësojnë mjaftueshëm formën time aktuale dhe golat e mia".

Sulmuesi portugez ka shënuar 980 gola në 1337 paraqitje profesionale, ndërsa nuk ngurroi të shprehte një objektiv emocionues, atë të arritjes së 1000 golave.

 "Nëse arrij 1000, kjo do të ishte fantastike, unë jam ende më i miri. Nuk mendoj afatgjatë".





Lajmet e fundit nga