Shqipëria shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Izraelit, por i kërkon që të ecë sa më parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ky ishte mesazhi i shefit të diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha pas takimit në Tiranë me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar. “Shqipëria mbetet e angazhuar fort për paqen, dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Krahas vendeve dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria e ka shpallur Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike organizatë terroriste. Theksova rëndësinë themelore që Shqipëria i kushton stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Në këtë drejtim, nënvizova se njohja e Kosovës nga Izraeli dhe marrëdhëniet e ngushta që janë vendosur mes tyre janë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.”