12 Tetor 2026, 17:04
Nga G.M
Nidal Hasan
EVROPË- Bashkimi Evropian ka paralajmëruar platformat dixhitale se mund të përballet me masa nëse ato transmetojnë drejtpërdrejt ekzekutimin e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Nidal Hasan, i dënuar për një sulm vdekjeprurës në një bazë ushtarake amerikane në vitin 2009.
Çështja është vënë në qendër të vëmendjes pas njoftimit për ekzekutimin e 56-vjeçarit, i cili lidhet me sulmin në Fort Hood, Teksas, ku humbën jetën 13 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Plani për transmetimin publik të ekzekutimit ka nxitur diskutime mbi kufijtë e përmbajtjes që mund të shpërndahet në platformat online.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, Komisioni Evropian ka theksuar se platformat dixhitale duhet të zbatojnë rregullat e tyre të përdorimit dhe të marrin masa për të parandaluar shpërndarjen e përmbajtjeve që shkelin politikat e tyre. Sipas qëndrimit të BE-së, Meta ndalon shprehimisht transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimeve, ndërsa X dhe TikTok kanë rregulla kundër përmbajtjeve tronditëse ose atyre që glorifikojnë dhunën.
Autoritetet evropiane kanë paralajmëruar se, nëse platformat nuk zbatojnë rregullat e tyre, mund të përdoren kompetencat e parashikuara nga Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA). Kjo rregullore synon, ndër të tjera, të luftojë përmbajtjen e paligjshme në internet dhe të rrisë përgjegjësinë e platformave online.
Çështja ngre gjithashtu pikëpyetje mbi mundësinë e shikimit të një transmetimi të tillë në vendet evropiane dhe përgjegjësinë e kompanive teknologjike për përmbajtjen që shpërndajnë. BE-ja ka bërë të qartë se platformat duhet të respektojnë rregullat në fuqi në Evropë. Nga ana tjetër, administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht legjislacionin dixhital evropian, duke e cilësuar atë si një instrument censure. Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtë këto akuza, duke mbrojtur rregullat e tij si mjete për garantimin e një mjedisi më të sigurt dixhital./Dosja.al
nidal hasan
Bota
12 Tetor 2026, 16:50
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë të mbështesin Ukrain&eum...
Bota
12 Tetor 2026, 16:36
G.M
pamje
IZRAEL- Një nxënës i shkollës së mesme ka humbur jetën dhe të paktën 19 persona të tjerë janë ...
Bota
12 Tetor 2026, 16:21
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në nivel të Bashkimit Evropi...
Bota
12 Tetor 2026, 16:21
E.d
Foto ilustruse
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve.
Por, një dekadë e gjysm...
Bota
12 Tetor 2026, 15:30
G.M
Ilhan Omar
SHBA- Autoritetet amerikane kanë bastisur banesën e kongresmenes demokrate Ilhan Omar në Uashington, D.C., në kuadër t&...
Bota
12 Tetor 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
LIBI- Autoritetet në lindje të Libisë kanë sekuestruar rreth 400 kilogramë hashash, me vlerë rreth 934 mij&eum...
Bota
12 Tetor 2026, 15:08
E.d
Foto ilustruse
PAKISTAN- Një avion trajnimi i ushtrisë pakistaneze u rrëzua të hënën pranë qytetit Naëan Killi...
Bota
12 Tetor 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
Për shumë bjellorusë që jetojnë në territoret e kontaminuara nga Çernobili, pasojat e aksidentit bë...
Bota
12 Tetor 2026, 14:04
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini deklaroi të martën se nuk e pranon propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armë...
Bota
12 Tetor 2026, 13:25
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë se kishte sulmuar një central energjetik, pavar&...