Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një skenar si në filma ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Elbasan, ku 5 hajdutë të maskuar me veshje policie dhe pranga hynë në një banesë duke kërcënuar familjarët që ndodheshin aty. *Pronari i shtëpisë ka rrëfyer momentet e tmerrit ku grabitësit të cilët mbanin dhe pranga, i kanë kërkuar të tregonte se ku mbante paratë. *Gjatë grabitjes, autorët kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë 30 mijë euro. *Pas sinjalizimit, personat e dyshuar janë larguar drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira, ndërsa kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kishin mbërritur. * Policia ka sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë së Shtetit.
"Çohu se do të të marr me vete”/ I grabitën 30 mijë euro, flet pronari i banesës: I kisha mbledhur nga puna jashtë, nënës time i ra 4 herë të fikët

Pronari i banesës së grabitur me forcë, Lorenc Zerellari ka treguar se në shtëpi mbante rreth 30 mijë euro, para që, sipas tij, i kishte siguruar nga puna jashtë vendit.
“Kam punuar në të zezë. Edhe policia më tha: ‘Pse ti me gjithë këto para?’. 30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë. Nënës sime i ka rënë katër herë të fikët”, ka rrëfyer ai për mediat.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Me të konstatuar praninë e efektivëve, pesë personat e dyshuar janë larguar drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira, ndërsa kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kishin mbërritur në banesë.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë së Shtetit.
Në vendngjarje janë mbledhur edhe prova të tjera, të cilat pritet të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve dhe në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Aktualisht, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e pesë personave të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit./Versus.al
VIDEO/Hajdutët hynë në banesë të veshur si policë, momenti kur ia "mbathin" me vrap të ndjekur nga familjarët

Një grabitje nën kë rcënimin e armës është regjistruar në Elbasan, ku pesë persona të maskuar dhe të veshur si punonjës policie kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë 30 mijë euro dhe katër telefona celularë.
Sipas familjarëve, autorët i kanë kërcënuar me pistoletë për të realizuar grabitjen dhe më pas janë larguar me një automjet tip fuoristradë.
Versus ka siguruar pamjet e momentit kur grabitësit ndiqen me vrap nga familjarët dhe banorë të tjerë të zonës, të cilët tentojnë t'i ndalojnë, por pa sukses./Versus.al
FOTO/ "Mos lëviz, jemi policia"! Grabitje me armë në një banesë në Elbasan, 5 personat e maskuar vodhën para dhe 4 telefona

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.
Autorët, të veshur si policë, janë pikasur nga familjarët që ndodheshin në shtëpi çka i ka detyruar të largohen.
Pronari i shtëpisë Lorenc Zerellari tregon për mediat se ishin në gjumë kur personat e maskuar si efektivë policie hyn në banesë dhe i kërkuan paratë.
“Ishim duke fjetur gjumë. Të maskuar si policë më thanë mos lëviz ‘Policia’. Më pyeti ku i kisha lekët. E gjitha ngjarja zgjati për 15 minuta. Në shtëpi kishim 6 fëmijë, janë tramaksur. Nuk e di kush e ka bërë këtë gjë”, thotë ai.
Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, autorët janë larguar drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira. Gjatë arratisjes, ata kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë lëvizur.
Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të dyshuara se janë përdorur në ngjarje, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë. Janë sekuestruar edhe prova të tjera që pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të rastit.
Policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes./Versus.al
View this post on Instagram
Me armë dhe të veshur si policë, 5 persona grabisin banesën në Elbasan

Pesë persona kanë arritur të grabisin një banesë në Elbasan nën kërcënimin e armëve. Me veshje si të policisë dhe me pistoleta, grabitësit kanë arritur të marrin një shumë parash dhe 4 telefona.
Pasi panë se në vendngjarje po mbërrinte policia, grabitësit ia mbathën nëpër kodra. Policia sekuestroi dy automjetet e përdorura dhe aktualisht po punohet për kapjen e autorëve. Versus.al

