Bashkëpunimi politik dhe strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte në fokus të Forumit të Bashkëpunimit Strategjik të Ballkanit, ku morën pjesë përfaqësues të të dy vendeve.
Pala greke u përfaqësua nga zëvendësministri i Brendshëm, Konstantinos Gkioulekas, ndërsa nga qeveria shqiptare i pranishëm ishte kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.
Në fjalën e tij, Peleshi tha se dy qeveritë po forcojnë marrëdhëniet mes tyre, teksa u shpreh se Greqia është reshtuar përherë krah Shqipërisë.
Për ministrin, Ervin Demon lidhja e Shqipërisë dhe Greqisë është historike, me tradita të përbashkëta që forcon dhe më tej zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit.
Ndërsa zëvendës ministri i brendshëm grek, Konstantinos Gjulekas në fjalën e tij rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në BE, ndërsa shtoi se ky forum do të shërbejë për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Zëvendës ministri grek u ndal tek përplasjet e mëparshme mes dy vendeve, ku tha se ngjarjet e së kaluarës i përkasin historisë, ndërsa e ardhmja ofron mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të shëndetshme dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Lini një Përgjigje