Messi zbulon10 emrat që sipas tij do të bëhen yjet e ardhshëm të futbollit

Një listë me10 lojtarë të rinj, meshkuj dhe femra,është përzgjedhur nga Lionel Messi si talentet që, sipas tij, kanë potencialin për t’u kthyer në emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

Lista u prezantua përmes një videoje të xhiruar së bashku me Adidasin, ku argjentinasi citoi lojtarë nga klube e shtete të shumta, përfshirë dy shpresa angleze: Max Dowmanin e Arsenalit dhe Chloe Sarwie të Chelseat.

Të lidhura

None found

Gjatë përzgjedhjes, Messi përfshiu edhe Gilberto Moran,17-vjeçarin meksikan të Tijuanas, dhe Tomas Aranda, mesfushorin19-vjeçar të Boca Juniorsit.

Dowman, që numëron vetëm16 vjeç, konsiderohet ndër shpresat më premtuese të Anglisë. Sarwia,17 vjeçe, po bën përshtypje në mbrojtje te skuadra e femrave e Chelseat dhe aktivizohet me përfaqësuesen angleze në kategoritë e moshave të vogla.

Një emër që tërheq vëmendjenështë ai i Can Uzun, sulmuesit turk20-vjeçar të Eintracht Frankfurtit, i cili e ka hapur sezonin me katër gola dhe tri asistime në gjashtë ndeshje.

Përbërja e listës së Messit plotësohet me Kees Smitin e AZ Alkmaarit, Jesus Rodriguezin e Comos dhe Zavier Gozon e Crystal Palace, si dhe me dy futbolliste: Lotta Wrede të Hamburger SV dhe Giovanna Waksman të Lyonit.

Kjo përzgjedhje vjen në një moment kur futbolli botëror po ecën drejt një tranzicioni ndërmjet brezave, ndërsa talentet e zgjedhura nga Messi tashmë po bëhen të dukshme me performancat e tyre te klubet dhe kombëtaret.


Quantcast