PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, në fokus kompetencat e bashkive dhe financat vendore
Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, me synim rishikimin e kompetencave të bashkive, kuadrit ligjor dhe financave vendore. Kërkesa i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Pas përfundimit të punës së komisionit të fazës së parë dhe miratimit të ndarjes së re territoriale, faza e re e reformës synon të përqendrohet te funksionimi i qeverisjes vendore, përmirësimi i shërbimeve publike dhe forcimi i zhvillimit rajonal.
Në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit bëhet me dije se një nga drejtimet kryesore të punës do të jetë rishikimi i kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore, me synimin për të forcuar kompetencat e bashkive dhe për të përcaktuar standarde minimale për ofrimin e shërbimeve publike.
Në fokus do të jetë edhe reformimi i financave vendore, përmes forcimit të decentralizimit fiskal dhe hartimit të një formule të re për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë.
Sipas nismës, formula e re do të mbështetet në të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, me synimin për të përmirësuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
“Komisioni i Posaçëm të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vetëqeverisjes vendore, në vijim të ndarjes së re administrativo-territoriale;
b) analizën e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve publike vendore dhe propozimet për thellimin e decentralizimit;
c) analizën e sistemit të financave vendore dhe propozimet për forcimin e decentralizimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore;
ç) analizën dhe propozimet për nivelin rajonal dhe zhvillimin rajonal, në funksion të politikës së kohezionit dhe të fondeve të Bashkimit Europian;
d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore;
dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) paraqitjen përpara Kuvendit të projektligjeve dhe të relacioneve shoqëruese, brenda afatit të veprimtarisë së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.
Trafik droge drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-zv/drejtori i Kufirit në Korçë
I dënuar me 2 vjet burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e çështjes në GJKKO
Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik
- 17:43 Gjykata e Fierit pranon kërkesën e Sokol Hoxhës për parashkrimin e dënimit për vrasjen e dy vëllezërve në Patos
- 17:37 Trafik droge drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-zv/drejtori i Kufirit në Korçë
- 17:26 Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë
- 17:22 “Flamuri serb do valëvitet në Prizren”, Daçiç sërish deklarata provokuese: Kosovën e mbrojtëm me luftë
- 17:10 BE, masa kundër platformave që synojnë të transmetojnë ekzekutimin e të dënuarit në SHBA
- 16:59 Humbja në derbi dhe rezultatet zhgënjyese, Partizani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bratu