12 Tetor 2026, 17:56
Nga E.d
Vangjel Dule dhe Lorena Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Vangjel Dule në Parlament për procesin e regjistrimit të banesave pa dokumentacion pronësie në Himarë. Përmes një video-mesazhi, ajo ka kundërshtuar pretendimet për pengesa të qëllimshme në regjistrimin e pronave në lagjen “Kala”. Në lidhje me këtë ajo ka theksuar se puna e institucionit synon zgjidhjen e problematikave të pronësisë për qytetarët.
Goxhobelli i ka cilësuar të pavërteta akuzat për një skemë të pretenduar të grabitjes së pronave, duke deklaruar se ato nuk pasqyrojnë situatën reale të procesit që po zhvillohet në terren. Sipas saj, trajtimi i banesave pa dokumentacion pronësie po kryhet në përputhje me kuadrin ligjor. Kjo me synimin për të sqaruar dhe zgjidhur çështjet e pronësisë së banorëve të Himarës.
Goxhobelli thekson se mbrojtja e të drejtave të pronësisë kërkon fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit, ndërsa përhapja e pretendimeve të pavërtetuara mund të dëmtojë besimin e publikut dhe të cenojë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar saktë.
Lorena Goxhobelli: Kadastra nuk ka qëllim t’i marrë pronën askujt. Ka vetëm një detyrë: të ndihmojë qytetarët të zgjidhin problemet e tyre të pronësisë, në përputhje me ligjin.Të drejtat e pronësisë nuk mbrohen me akuza dhe insinuata, por me fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit. Përhapja e të pavërtetave është dëmtim i besimit publik dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar drejt, aq më tepër kur kjo vjen nga njerëz të politikës, të ligjit apo të institucioneve shtetërore. Në këtë rast përgjegjësia është edhe më e madhe sepse fjala e tyre mbart peshë dhe pasoja. Disinformimi nga ata që gëzojnë besimin publik dhe kanë një lloj autoriteti nuk cenon vetëm faktet, por edhe vetë besimin te institucionet./Dosja.al
lorena goxhobelli vangjel dule
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:29
G.M
Kostas Gjolekas gjatë vizitës
KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për Maqedo...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:32
Elton Qyno
Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cil...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:24
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:16
E.d
Pamje
ELBASAN- Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:10
E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke k...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:00
E.d
Pamje
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”
Kjo është frika që Ymer Meholli ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:47
E.d
Adriatik Llalla
TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie,...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:03
G.M
qytetari
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në Elbasan. Pronari...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 15:42
E.d
Pamje
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke shënuar nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 15:18
E.d
Sokol Hoxha
Gjykata e Fierit vendos t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve B...