web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë monetare

12 Tetor 2026, 18:05, Ekonomi CNA

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë monetare

Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026.

Varianti i ri, ndër disa ndryshime të reja, propozon gjithashtu që ndërtuesit që do të aplikojnë për leje ndërtimi për objekte banimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katror do të paguajnë vetëm në vlerë monetare taksën 3% për strehimin.

Detyrimin për taksën e strehimit, ndërtuesit do të mund ta paguajnë edhe me këste.

Ligji aktual  “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, në nenin 19 të tij, fillimisht parashikonte se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metër katror, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes funksionale të banimit për fondin e banesave sociale. Por prej vitit 2019 u përcaktuar si e drejtë që zhvilluesve të lejeve të ndërtimit, përveç dhënies së apartamenteve, t’u njihej si pagesë takse edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare, e llogaritur sipas çmimeve të shitjes.

Në ndryshimet e reja që i bëhen ligjit për strehimin, pas draftit të publikuar në konsultimet publike në muajin qershor 2026, qeveria riformulon mekanizmin e kontributit të sektorit privat për financimin e politikave të strehimit përmes pagesës së taksës 3%.

Në draftin e ri, konkretisht në nenin 10, propozohet që subjektet private që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime banimi me sipërfaqe funksionale mbi 2 mijë metra katror do të kontribuojnë në Fondit Publik të Banesave Sociale (FSKS ) me vlerën monetare të barasvlershme me shitjen e 3 për qind të sipërfaqes funksionale, sipas çmimit të tregut.

Projektligji gjithashtu përcakton edhe mënyrën e formalizimit të marrëdhënies ndërmjet subjektit privat dhe AKTSS-së, afatet dhe mënyrat e pagesës, përfshirë mundësinë e pagesës me këste, si dhe pasojat në rast të mospërmbushjes së detyrimit.

“Ky mekanizëm synon të krijojë një burim të qëndrueshëm shtesë për financimin e politikave të strehimit dhe lidh zhvillimin e sektorit privat me krijimin e kapaciteteve publike për strehim”, thuhet në relacion.

Prej vitesh pjesa dërrmuese e ndërtuesve ka zgjedhur ta paguajë taksën 3% të strehimit në vlerë monetare./Monitor 





Lajmet e fundit nga