153 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë/ Kërkohet largimi i Ramës dhe qeveri teknike
Protesta e 135 qytetarëve ka nisur në Tiranë, ku pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, pjesëmarrësit janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, si dhe krijimin e një qeverie teknike.
Qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes protestave të përditshme në bulevardin kryesor dhe në rrugët e Tiranës, duke mbajtur gjallë thirrjet për ndryshim dhe duke kërkuar reagim ndaj kërkesave të tyre.
Lëvizja protestuese vijon, ndërsa pjesëmarrësit bëjnë të qartë se do të vazhdojnë të dalin në rrugë për të kërkuar përmbushjen e objektivave të tyre.

