Ka nisur marshimi i protestuesve në Tiranë, në ditën e 135-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë, duke vijuar qëndresën e tyre dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Marshimi shoqërohet me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa qytetarët pritet të përcjellin mesazhet e tyre përmes thirrjeve dhe fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë.













