web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-"Rama, jep dorëheqjen"/ Dita e 135-të e protestës kundër qeverisë

12 Tetor 2026, 19:29, Aktualitet CNA


Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të hënë në ditën e 135-të

Qytetarët u grumbulluan si zakonisht në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë.

Protestuesit, me postera e pankarta në duar, u zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më tej, ata mbajnë disa fjalime, ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka hyrë në muajin e pestë të tubimeve të përditshme në qendër të kryeqytetit, ku ndahen mesazhe drejtuar klasës politike shqiptare./CNA





Lajmet e fundit nga