LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 135-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Pjesëmarrës në protestën e sotme ka qënë aktivisti Edison Lika, i cili është ngjitur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku foli për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë. • Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi deputetët e Kuvendit, duke i cilësuar si 'robër' të kryeministrit Rama. Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, pasi në godinë ndodhej kryeministri Edi Rama. • Ai u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke pretenduar se godina u përket qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama. • Lika komentoi gjithashtu përdorimin e vezëve në protesta, duke i nxitur protestuesit t’i drejtojnë ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë shënon ditën e sotme 135 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën janë mbajtur fjalime nga protestuesit dhe aktivistët.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë tubimit të sotëm janë shoqëruar nga forcat policore dy aktivistë. Arsyet e shoqërimit mbeten ende të paqarta, ndërsa qytetarët po vijojnë të protestojnë. Thirrjet 'Shqipëri e re', 'Rama në burg, Berisha në burg', 'Poshtë narkoshteti' kanë shoqëruar marshimin në rrugët e Tiranës./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës! Goditeni me vezë

Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË - Protestuesit janë mbledhur sërish pranë Kryeministrisë, në ditën e 135-të të protestës. Aktivisti Edison Lika, u bëri thirrje qytetarëve të marshojnë drejt hyrjeve dhe daljeve të godinës, pasi në godinë ndodhej kryeministri Edi Rama. 

Ai u kërkoi protestuesve të lëvizin drejt daljeve të Kryeministrisë, duke pretenduar se godina u përket qytetarëve dhe jo kryeministrit Edi Rama. Lika komentoi gjithashtu përdorimin e vezëve në protesta, duke i nxitur protestuesit t’i drejtojnë ato ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Aktivisti: Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Është e disata natë që ne vijmë në protestë, si çdo natë, dhe ky kryeministër, për të na provokuar ne, vjen në zyrë. Të marshojmë drejt çdo daljeje të Kryeministrisë, në hyrjet kryesore, paqësisht.

Kryeministria është e jona dhe jo e atij maskarai që e ka pushtuar! Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Mos harroni, veza është e dekriminalizuar, nuk përbën vepër penale. Kur të shihni atë dhe qeverinë e tij, goditeni./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Kryeministri mendon se është i përjetshëm"/ Aktivisti Lika: Nuk ka deputetë parlamenti shqiptar, por thjesht ka robër të Edi Ramës

Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Edison Lika

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 135 ditë të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, qytetarët nisin grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të marshuar më tej drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestues dhe aktivistë.

Pjesëmarrës në protestën e sotme ka qënë aktivisti Edison Lika, i cili është ngjitur në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku foli për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi deputetët e Kuvendit, duke i cilësuar si 'robër' të kryeministrit Rama.

Lika kërkoi transparencë për marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë është firmosur. Njëkohësisht, ai deklaroi se kryeministri dhe qeveria e tij nuk janë të përjetshëm, ndërsa protestuesit që kanë dalë në shesh prej 135 ditësh janë të vendosur të vazhdojnë protestat deri në rrëzimin e qeverisë.

“Nuk ka deputetë parlamenti shqiptar, por thjesht ka robër të Edi Ramës. Ata janë thjesht punëtorët e bindur të kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme kishte vizitë ministri i Jashtëm izraelit, dhe shprehej se ka ardhur në Shqipëri për marrëveshje të përgjithshme. Por secili shqiptar meriton të dijë se çfarë marrëveshjesh janë arritur dhe çfarë është firmosur në kurriz të shqiptarëve. Kryeministri mendon se është i përjetshëm, por ai dhe qeveria e tij e ka gabim sepse këta qytetarë që kanë dalë për 135 ditë janë të gatshëm të sakrifikojnë deri në rrëzimin e atij krimineli”, tha aktivisti Edison Lika në protestën e 135 kundër qeverisë./Dosja.al

4 ORE ME PARE

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje!

Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
pamje

TIRANË- Protesta në Tiranë po vijon prej 135 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe organizatorët. Sakaq, kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. 

Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al

Sondazh

Poll

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve