Celibashi konsultohet me partitë politike për votimin elektronik në 2027, PD kundër zgjerimit

12 Tetor 2026 | 19:48

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike, ku në fokus ishte mundësia e zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma e Re Demokratike, Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Gjatë konsultimit, përfaqësuesit e partive politike paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me mundësinë e përdorimit më të gjerë të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Përfaqësuesi i PD-së u shpreh kundër zgjerimit të kësaj mënyre votimi, duke mos mbështetur shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Ndërkohë, përfaqësuesit e tjerë politikë pjesëmarrës në takim shprehën mbështetje për këtë proces ndërsa rekomanduan që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në disa bashki ose të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se po vlerëson propozimet e paraqitura nga partitë politike, si dhe aspektet teknike që lidhen me zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Ky vlerësim do t’i paraprijë vendimmarrjes për mënyrën se si do të përdoret teknologjia në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partizani në krizë, ish-sulmuesi Dosti flet pas shkarkimit të Bratus: Duhet një trajner që e njeh futbollin shqiptar

Ish-sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Edmond Dosti, komentoi shkarkimin e trajnerit Florin Bratu pas humbjes 1-3 në derbin ndaj Tiranës. I ftuar në...
19:18 | 12/10/2026

Zjarri shkatërron tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris

Një zjarr përfshiu në orët e para të së hënës Marche des Enfants Rouges, tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris, duke shkatërruar këtë...
18:59 | 12/10/2026

Pas ndeshjeve me Kombëtaren, legjionarët shqiptarë rikthehen me gola dhe asiste në kampionatet europiane

Legjionarët shqiptarë janë rikthyer protagonistë me skuadrat e tyre pas angazhimit me Kombëtaren në ndeshjet e UEFA Nations League. Rey Manaj ishte një nga emrat...
18:37 | 12/10/2026