
Qytetarët janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në ditën e 135-të të rezistencës së tyre, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Në fjalën e tij para protestuesve, një nga aktivistët tha se qeveria, sipas tij, e ka nënvlerësuar vendosmërinë e qytetarëve që kanë protestuar për 135 ditë radhazi.
“Nuk ka deputetë parlamenti shqiptar, por thjesht ka robër të Edi Ramës. Ata janë thjesht punëtorët e bindur të kryeministrit Edi Rama”, deklaroi aktivisti.
Në vijim të fjalës së tij, Lika theksoi se protestuesit do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre politike dhe largimin e qeverisë.
“Kryeministri mendon se është i përjetshëm, por ai dhe qeveria e tij e kanë gabim, sepse këta qytetarë që kanë dalë për 135 ditë janë të gatshëm të sakrifikojnë deri në rrëzimin e atij krimineli”, u shpreh ai gjatë protestës./Versus.al

