web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PROFIL-Ja kush është gruaja e parë në krye të Drejtorisë së Burgjeve

12 Tetor 2026, 19:40, Aktualitet CNA

PROFIL-Ja kush është gruaja e parë në krye të

Këtë të hënë u mësua emri i ri që do të drejtojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, që mbante deri më sot këtë detyrë.

Tanimë detyrën do ta mbajë Sadleva Bodo.

Bodo u lind më 29 janar 1988. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010.

Më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në Ëayne State University në Detroit, SHBA, dhe në Universitetin e Maastricht-it në Holandë.

Më herët, Bodo ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga maji 2018 deri në gusht 2021, Bodo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo ka punuar në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka mbajtur detyrën e  këshilltares së drejtorit të BKH-së./CNA





Lajmet e fundit nga