Zjarr në trenin e linjës Madrid-Figueres, pezullohen udhëtimet mes Madridit dhe Barcelonës (VIDEO)

12 Tetor 2026 | 19:55

Një zjarr shpërtheu pasditen e së hënës, më 12 tetor, në një tren në provincën e Zaragozës, në Spanjë, duke shkaktuar evakuimin e 380 pasagjerëve në përputhje me protokollet e sigurisë. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas televizionit spanjoll RTVE, incidenti ndodhi në orën 16:05, kur treni, i cili ishte nisur nga stacioni Atocha në Madrid me destinacion Figueres, u ndal në zonën e Ricla-s, në provincën e Zaragozës. Zjarri u zbulua në kabinën e pasme të trenit.

Pas incidentit, trafiku hekurudhor mes Madridit dhe Barcelonës u pezullua. Trenat që ishin në shërbim u ndaluan, ndërsa kompania shtetërore Renfe, e cila menaxhon dhe operon rrjetin hekurudhor të Spanjës, konfirmoi përmes një deklarate se të gjitha nisjet e planifikuara janë anuluar.

Renfe ka aktivizuar masa mbështetëse për pasagjerët e prekur nga ndërprerja e shërbimit. Këto masa përfshijnë mundësinë e ndryshimit të biletave ose rimbursimin e tyre.

Kompania bëri të ditur se aktualisht nuk mund të përcaktojë se sa do të zgjasë ndërprerja e shkaktuar nga incidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 5 000 persona me simptoma helmimi në veri të Turqisë, dyshimet e para

Gati 5,000 persona janë shtruar në spitale në Tokat, në veri të Turqisë, me të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre që nga mbrëmja...
18:32 | 12/10/2026

BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban, me synimin për...
18:28 | 12/10/2026

Farage propozon pezullimin e azilit në Britani deri në pesë vjet, nëse në zgjedhje fiton partia e tij

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, deklaroi të hënën se do të pezullojë sistemin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar për deri në pesë...
18:07 | 12/10/2026