Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Nobeli i Ekonomisë shkon për Robert Hall dhe Michael Woodford, dyshja shënon sukses me “rijetëzimin” e modelit kejnsian

Shkruar nga Newsbomb
Nobeli i Ekonomisë shkon për Robert Hall dhe Michael Woodford, dyshja
Fituesit e çmimit "Nobel" në Ekonomi: Robert Hall dhe Michael Woodford

Robert E.Hall dhe Michael Woodford janë dy fituesit e çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026. hall i Universitetit Standforf dhe Woodford i Universitetit Columbia u njohën për zhvillimin e themeleve mikroekonomike të stabilizimim makroekonomik, duke iu sugjeruar politikanëve ide për të marrë në dorë situatën e vendit në rënien e  ndjeshme të ekonomisë së vendit.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi se dyshja njihej tashmë për ndryshimin në politikën e stabilizimit. Ndërsa bëhet me dije se ata janë vlerësuar dhe me një çmim prej 1.2 milion dollarësh afro 900.000 paund.

“Modelet e reja kejnesiane, rezultat i hulumtimit të tyre, na lejojnë të shpjegojmë dhe të përcaktojmë sasinë se si politika e stabilizimit ndikon në ciklet e biznesit dhe tani përdoren nga bankat qendrore dhe ministritë e financave në të gjithë botën”, njoftoi akademia.

Hall dhe Woodford demonstruan se si mund të rindërtoheshin modelet tradicionale, bazuar në mënyrën se si familjet dhe bizneset individuale ndikojnë së bashku në një ekonomi përmes veprimeve të tyre.

Konkretisht, puna e Hall-it bazohej në sjelljen e konsumatorit që shikonte përpara dhe jo në rregullat më mekanike të përdorura nga Keynes, të cilat lidhnin bashkë pikat kyçe të ekonomisë së vendit si: inflacioni, papunësia dhe produkti i brendshëm bruto (PBB).

Ndërsa Woodford ka qenë personi që mbështeti këtë punë për të krijuar modelin e ri kejnesian, një kuadër të plotë stabilizimi makroekonomik që është mjeti kryesor për politikanët e tanishëm. Modeli kejnesian u përdor pas krizës financiare të vitit 2008 nga politikëbërësit, përmes së cilës ata arritën të mbronin ekonominë globale nga rreziku i një depresioni të dytë të madh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese