Dëmtim i rëndë, mbrojtësi i Milanit mbyll vitin

12 Tetor 2026, 20:45Sport TEMA
Dëmtim i rëndë, mbrojtësi i Milanit mbyll vitin

Milani ka humbur mbrojtësin Matteo Gabbia për një periudhë të gjatë, pas dëmtimit të pësuar në duelin me Sassuolon.

Futbollisti italian u detyrua të braktiste fushën e lojës mes lotëve dhe me barelë që në minutën e 16-të. Ekzaminimet e kryera pas sfidës konfirmuan një dëmtim serioz në muskujt fleksorë të kofshës së majtë.


Gjatë ditëve në vijim, mbrojtësi kuqezi do t’i i nënshtrohet një konsulte për të përcaktuar rrugën e rikuperimit.

Mjekët do të vendosin nëse 27-vjeçari do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale apo do të ndjekë terapi konservative.


Pavarësisht opsionit që do të zgjidhet, është konfirmuar se viti 2026 është mbyllur për mbrojtësin. Rikthimi i Matteo Gabbias në fushën e lojës pritet të bëhet vetëm gjatë vitit 2027.

Lini një Përgjigje