AKTUALITET /

"Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”! Protestuesit zhvendosen te hyrja e godinës. Policia "blindon" zonën

Protestuesit u drejtuan drejt njërës prej hyrjeve kryesore, ku u përballën me një kordon policor të vendosur për të penguar afrimin e tyre të mëtejshëm.

Shkruar nga Versus

"Kryeministria është e jona, Bulevardi është i

Protestuesit e mbledhur në tubimin e 135-të kundër qeverisë kanë marshuar drejt hyrjeve kryesore të Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalimeve. Lëvizja erdhi pasi aktivisti Edison Lika njoftoi se kryeministri Edi Rama ndodhej në godinën e Kryeministrisë.

Protestuesit u drejtuan drejt njërës prej hyrjeve kryesore, ku u përballën me një kordon policor të vendosur për të penguar afrimin e tyre të mëtejshëm.

Gjatë marshimit, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje pjesëmarrësve të vijonin në mënyrë paqësore, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se po i provokonte me praninë e tij në zyrë gjatë protestës.

“Kryeministri, për të na provokuar ne, vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojmë paqësisht. Ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni”, deklaroi Lika para protestuesve.

Ndërkohë, forcat e policisë vijuan të mbanin kordonin përpara hyrjes së godinës, ndërsa protestuesit kërkuan të afroheshin drejt Kryeministrisë.

Poll