Ministria e Financave nuk miraton projektligjin për sponsorizimet

12 Tetor 2026, 20:57Sport TEMA
Ministria e Financave nuk miraton projektligjin për sponsorizimet

Ministria e Financave nuk ka miratuar projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, i cili parashikonte ndryshime në regjimin fiskal për mbështetjen e sportit.

Drafti synonte të nxiste përfshirjen e sektorit privat në financimin e këtyre fushave, përmes një mekanizmi që do t’u mundësonte sponsorizuesve të përfitonin kreditim tatimor deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës. Sipas projektpropozimit, përfitimi nuk mund të tejkalonte vlerën e sponsorizimit të kryer dhe të dokumentuar.

Nisma synonte të krijonte më shumë stimuj për bizneset që investojnë në sport, duke e trajtuar sponsorizimin jo vetëm si një shpenzim promovues, por edhe si një formë mbështetjeje për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Mosmiratimi i projektligjit bën që ndryshimet e propozuara në sistemin e sponsorizimeve të mos avancojnë në këtë fazë, ndërsa sporti dhe organizatat që mbështeten te financimi privat mbeten në pritje të një kuadri të ri fiskal që mund të lehtësojë tërheqjen e investimeve.

Lini një Përgjigje