Një zjarr shpërtheu pasditen e së hënës, më 12 tetor, në një tren në provincën e Zaragozës, në Spanjë, duke detyruar evakuimin e 380 pasagjerëve. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas televizionit spanjoll RTVE, incidenti ndodhi rreth orës 16:05, kur treni që ishte nisur nga stacioni Atocha në Madrid drejt Figueres u ndal në zonën e Ricla-s, në provincën e Zaragozës. Flakët u konstatuan në kabinën e pasme të trenit, duke aktivizuar menjëherë procedurat e sigurisë dhe evakuimin e udhëtarëve.
Pas incidentit, trafiku hekurudhor mes Madridit dhe Barcelonës u pezullua. Trenat që ishin në qarkullim u ndaluan, ndërsa kompania shtetërore Renfe njoftoi anulimin e të gjitha nisjeve të planifikuara.
#ÚLTIMAHORA‼️ La circulación de los trenes de alta velocidad está cortada a la altura de Ricla desde poco después de las tras el incendio en la máquina de cola de un convoy del AVE con destino a Figueras. 🚄 Los 380 pasajeros han sido evacuados y los bomberos han acudido a la zona para apagar el fuego. Una persona con movilidad reducida y un mujer han precisado asistencia sanitaria a causa de mareos. AMPLIAREMOS INFORMACIÓN
— Aragón Noticias (@AragonNoticias_) October 12, 2026
Për pasagjerët e prekur nga ndërprerja e shërbimit, Renfe ka vënë në dispozicion masa mbështetëse, duke u ofruar mundësinë e ndryshimit të biletave ose rimbursimit të tyre.
Kompania bëri të ditur se ende nuk mund të përcaktojë se kur do të rikthehet normalisht trafiku hekurudhor, pasi kohëzgjatja e ndërprerjes varet nga zhvillimet pas incidentit.
#ACTUALIZACIÓN ‼️Finalmente son 283 las personas evacuadas del tren AVE incendiado en Ricla. El suceso no ha causado heridos pero dos personas han sido atendidas por mareos. 🚄El servicio de alta velocidad entre Barcelona y Madrid permanece cortado. https://t.co/f2wwMpquty https://t.co/t4pPhE2epd
— Aragón Noticias (@AragonNoticias_) October 12, 2026


