Denoncimi i qytetarit: Tirana po mbytet nga tymi i mbetjeve që digjen! Nuk mund të marrësh fymë
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh. Ajo është marrë n&...
Një yll i reality show-ve në SHBA është vrarë me armë zjarri në moshën 29-vjeçare, në qendër të Oakland, Kaliforni, vetëm pak orë pasi kishte publikuar video nga mbrëmja e saj në rrjetet sociale.
Mackayla Paige, e njohur me emrin artistik Kash, u qëllua për vdekje pak pas orës 01:30 të mëngjesit të së dielës. Sipas autoriteteve, një grua nga Richmond është arrestuar në lidhje me ngjarjen, por identiteti i saj nuk është bërë ende publik.
Vetëm disa orë përpara se të vritej, 29-vjeçarja kishte ndarë në “Instastory” video ku shfaqej duke shijuar mbrëmjen e së shtunës, raportoi televizioni amerikan KTVU.
Sipas policisë, efektivët që mbërritën në bllokun 200 të rrugës 14 në Oakland e gjetën Paige të plagosur me armë zjarri. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë përcaktuar motivin e të shtënave dhe as rrethanat që çuan në vrasjen e saj.
Kash ishte bërë e njohur përmes pjesëmarrjes në disa reality show, mes tyre “Real West Coast Baddies”, “RoomH8z” dhe “Young & Reckless”.
Ajo synonte të ndërtonte një karrierë të suksesshme në industrinë e argëtimit, të krijonte biznesin e saj dhe të ndiqte pasionin për grimin. Gjithashtu, kishte bashkëpunuar me disa kompani në fushën e modelingut.
Pas lajmit tragjik, familjarët dhe miqtë e saj u mblodhën për të ngritur një memorial në nder të 29-vjeçares. Kushërira e saj, Nicky Clayton, tha për KTVU se ende nuk arrinte ta besonte humbjen e papritur.
Clayton tregoi se Kash kishte kaluar kohë me familjen përpara vdekjes dhe se askush nuk e kishte imagjinuar se do të ndodhte një tragjedi e tillë.
“Ajo po kalonte kohë të qetë me familjen. Duhej të ishte mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, por e di që ajo duhej të ishte ende këtu”, tha kushërira e saj.
Ajo shtoi se Kash kishte ambicie të mëdha dhe dëshironte me çdo kusht të arrinte suksesin në botën e spektaklit.
Edhe miqtë e 29-vjeçares u mblodhën pranë memorialit për të kujtuar momentet që kishin ndarë me të dhe ndikimin që ajo kishte pasur në jetën e tyre.
Një prej tyre, e njohur si Poodahh, e cila kishte tatuazhuar në dorë fjalët “Spoil Me With Kash”, kujtoi se shoqja e saj i nxiste vazhdimisht njerëzit përreth të besonin te vetja dhe të përpiqeshin për të arritur qëllimet e tyre.
“Ajo më shtyn të bëhem më e mirë çdo ditë. E kupton kur nuk po jap maksimumin dhe më inkurajon të bëhem ajo që e di se mund të jem”, tregoi ajo.
Poodahh kujtoi gjithashtu energjinë dhe karakterin e veçantë të Kash, duke thënë se koha e kaluar me të ishte gjithmonë plot aventura.
“Zoti im, sa shumë argëtoheshim me të! Na çonte kudo”, u shpreh ajo.
E tronditur nga humbja, mikja e saj tha se ende nuk mund të fliste për Kash në kohën e shkuar, pasi e kishte të vështirë të pranonte se ajo nuk ishte më gjallë.
Në fund, duke iu referuar ëndrrës së Kash për t’u bërë një yll, ajo tha:
“Më vjen keq për humbjen që kemi pësuar të gjithë, sepse ajo është një yll”.
Pas të shtënave, në rrjetet sociale qarkulluan pamje që tregonin praninë e madhe të forcave të policisë jashtë lokalit Cave Lounge, pranë kryqëzimit të rrugëve 14th dhe Harrison në Oakland.
Megjithatë, hetuesit nuk kanë konfirmuar nëse të shtënat ndodhën brenda apo jashtë ambienteve të lokalit.
Gruaja e arrestuar në lidhje me vrasjen nuk është identifikuar ende publikisht, ndërsa motivi i krimit mbetet për t’u zbardhur.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord për qëndrimin që do të mbajnë në konferencën e OKB-s&e...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën, një hap i domosdoshëm pë...
Ekonomia botërore po përballet me pasiguri të mëdha, por rritja globale pritet të qëndrojë në nivelin 3%, e mbështe...
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, konfirmoi sot se anije luftarake të Marokut kanë hyrë pa leje në ujërat territoriale...
Henry Rice, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili i mbijetoi një sulmi të shmangur për pak nga një silur, ka vdekur ...
Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Guatemalë, ku një vajzë 15-vjeçare hapi sytë dhe u ngrit në arkivolin e saj, nd...
Kimberly Guilfoyle, gruaja që Donald Trump e emëroi ambasadore të Shteteve të Bashkuara në Greqi pasi përfundoi lidhjen me djalin ...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Komandanti i Lartë i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka përcjellë një mesazh të...
Një rast i pazakontë i tentativës për helmim është zbuluar në Atikën Perëndimore të Greqisë. Në qend...