LIVE UPDATES
Bota

Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit, por ekspertët dyshojnë

Ditët e fundit, Ukraina ka goditur tri qendra të të dhënave që i përkasin Yandexit, i quajtur shpesh “Google i Rusisë”, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në shumë prej shërbimeve të kompanisë, përfshirë shërbimet e transportit me automjete, pagesat, porositë e ushqimit, kompjuterikën në re dhe robotët bisedues.

12 Tetor 2026, 21:00 Nga G.M
Zelensky thotë se sulmet ndaj Yandexit paralizuan botët pro-Kremlinit,
Shërbimet e internetit të Yandexit janë kufizuar dukshëm nga sulmet me dronë ukrainas.


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e fundit të Ukrainës ndaj qendrave të të dhënave të gjigantit rus të teknologjisë, Yandex, kanë ulur numrin e botëve në internet që promovojnë përmbajtje pro-Kremlinit, një pretendim që është kundërshtuar nga shumë studiues të teknologjisë.

Ditët e fundit, Ukraina ka goditur tri qendra të të dhënave që i përkasin Yandexit, i quajtur shpesh “Google i Rusisë”, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në shumë prej shërbimeve të kompanisë, përfshirë shërbimet e transportit me automjete, pagesat, porositë e ushqimit, kompjuterikën në re dhe robotët bisedues.

Sulmi i fundit goditi një objekt të Yandexit në Vladimir, rreth 180 kilometra në lindje të kryeqytetit, Moskës, më 11 tetor, duke detyruar ndërprerjen e plotë të operacioneve. Dy sulme të tjera me dronë goditën qendrat e të dhënave të Yandexit më herët gjatë javës: njëri më 8 tetor në qytetin Sasovo, rreth 315 kilometra në juglindje të Moskës, dhe tjetri të nesërmen në rajonin e Kalugës, në jugperëndim të kryeqytetit.

Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë, më 12 tetor, Zelensky tha se pas sulmeve të Ukrainës ndaj qendrave të të dhënave, “papritur u bë pak më e lehtë të merrje frymë në shumë platforma të rrjeteve sociale”.

“Kishte më pak urrejtje, më pak përçarje dhe më pak provokime, sepse kishte më pak botë dhe është mjaft e qartë se nga vinin ata botë”, tha presidenti ukrainas.

Sulmet ukrainase ndaj qendrave të të dhënave duket se kanë përkuar me një rënie të menjëhershme të trafikut të automatizuar nga rrjeti i Yandexit, në rreth 0,4 për qind të nivelit më të lartë të arritur kohët e fundit, sipas të dhënave nga Cloudflare Radar, një mjet publik që monitoron aktivitetin global të internetit.

Botët pro-Kremlinit në rrjete sociale

Pas sulmeve me dronë, veçanërisht pas sulmit të fundit ndaj objektit në Vladimir, në rrjete sociale u përhapën gjerësisht pretendimet se sulmet kishin ulur ndjeshëm numrin e botëve pro-Kremlinit që publikonin në mediat sociale në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, partisë populiste të djathtë Reform UK në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëvizjes MAGA të presidentit amerikan, Donald Trump.

Disa përdorues sugjeruan se ndërprerja mund të ndikonte në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, në nëntor. Duke publikuar një grafik në X, Tomas Zdechovsky, politikan çek dhe anëtar i Parlamentit Evropian, tha se “nëse konfirmohet, kjo është domethënëse: goditen qendrat ruse të të dhënave dhe aktiviteti në internet rreth AfD-së bie papritur”.

Megjithatë, shumë ekspertë dhe studiues të teknologjisë kanë paralajmëruar se efektet e pretenduara ndaj botëve në rrjete sociale duket se janë keqinterpretuar, bazohen kryesisht në dëshmi anekdotike dhe kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm.

Studiuesit e teknologjisë thonë se rënia e ndjeshme e “trafikut të botëve” të Yandexit vjen, në fakt, kryesisht nga vetë "zvarritësit e uebit" të Yandexit – programe të automatizuara që skanojnë faqet publike të internetit për t’i indeksuar në motorët e kërkimit – dhe jo nga llogaritë që publikojnë dezinformata në X dhe rrjete të tjera sociale.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, një studiues që administron llogarinë në X @antibot4navalny, që monitoron përpjekjet e propagandës në internet të mbështetura nga qeveritë dhe rrjetet e trollëve, tha se grafiku i Cloudflare “ka pak të bëjë me botët keqdashës të propagandës në rrjete sociale. Ai mat kërkesat e automatizuara drejt faqeve të internetit (të çfarëdo lloji, ku pjesa e mediave sociale është e papërfillshme)”.

XenoSpectrum, një faqe japoneze interneti që mbulon teknologjinë dhe shkencën, shkroi se “ajo që Cloudflare Radar tregoi se kishte rënë ndjeshëm ishin kërkesat HTTP nga AS13238, një rrjet i operuar nga Yandex, të cilat vlerësoheshin si trafik i automatizuar... Prandaj, këto të dhëna nuk tregojnë as vëllimin e trafikut të internetit në të gjithë Rusinë, as numrin e mesazheve të publikuara në ndonjë rrjet të caktuar social”.

Ka të ngjarë që gjatë javëve të ardhshme të dalin më shumë të dhëna, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi ndikimin e sulmeve me dronë ndaj llogarive pro-Kremlinit të rrjeteve sociale. Zelensky ka thënë se sulmet ishin një përgjigje “me të njëjtën monedhë” ndaj sulmeve ruse kundër qendrave ukrainase të të dhënave, të cilat u intensifikuan në shtator dhe kanë ndikuar në shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile në të gjithë Ukrainën.

Sulmet ndaj qendrave ruse të të dhënave shënojnë një zgjerim të fushatës ukrainase me dronë, e cila më parë ka pasur në shënjestër rafineritë ruse të naftës dhe infrastrukturën energjetike. Më 12 tetor, Yandex vazhdonte të raportonte ndërprerje të shërbimeve, ndërsa punonte për të rikthyer kapacitetet. Ministritë ruse të Mbrojtjes dhe të Zhvillimit Digjital po diskutojnë masa për mbrojtjen e qendrave të të dhënave nga sulmet me dronë, raportoi më 12 tetor agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar ministrin e Zhvillimit Digjital, Maksut Shadayev.

Ndërprerje të shërbimeve të Yandex Go - aplikacioni kryesor mobil i gjigantit teknologjik për thirrjen e automjeteve, dërgesat dhe shërbime të tjera urbane, i përdorur gjerësisht edhe jashtë Rusisë - u raportuan gjithashtu në Armeni, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgizi dhe Uzbekistan.

“Miq, disa nga shërbimet tona aktualisht po përballen me probleme teknike, të cilat mund të ndërpresin përkohësisht funksionimin e tyre. Jemi në dijeni të kësaj situate. Specialistët tanë po bëjnë çmos për t’i rikthyer shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, tha më 11 tetor Yandex Go, shërbimi i taksive dhe dërgesave i kompanisë në Kazakistan.

Shërbimi rifilloi më 12 tetor, megjithëse kompania tha se po vazhdon punën për ta stabilizuar funksionimin./REL

volodymyr zelenskyy rel

Sondazh

Poll

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!