KOSOVA

“Shqipëria duhet të dënonte gjuhën e Daçiç”, ish-ambasadori: Tirana të shkëputet nga marrëdhënia miqësore me Vuçiç

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2026, 21:17
“Shqipëria duhet të dënonte gjuhën e

Shqipëria duhet të mbrojë interesin kombëtar dhe të dënojë deklaratat kërcënuese të Ivica Daçiç ndaj Kosovës. Kështu u shpreh ish-ambasadori Arben Çejku duke kritikuar reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm serb, i cili tha se Kosova është toka e tyre dhe se do ta marrin një ditë.

Sipas tij deklarata e Ministrisë së Jashtme shqiptare ishte më shumë konstatim, sesa dënim i gjuhës së Daçiç.

“Shqipëria është përgjegjëse për interesin kombëtar të shqiptarëve dhe duhet të kuptojmë dhe duhet të dallojmë kur një deklaratë bëhet për fushatë elektorale dhe kur ajo nuk bëhet për fushatë elektorale. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë sot deklarata e saj në raport me këtë ishte një deklaratë difensive por nuk e vinte gishti mbi plagë. Pra nuk e dënon. Pra mungonte fjala që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e dënon këtë gjuhë. Nuk mjafton ta konstatosh. Pra ishte një deklaratë konstatuese, por jo një deklaratë e një ministrie të jashtme, e cila i tregon vendin deklaratave dhe qëndrimeve të tyre, sepse ato përbëjnë një inkursion dhe përbëjnë një goditje ndaj stabilitetit të rajonit dhe ne jemi vend anëtar i NATOS-s”, theksoi ai.

Çejku thekson se Tirana  zyrtare duhet të shkëputet nga marrëdhënia miqësore me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe të mbajë një qëndrim më të qartë në mbështetje të Kosovës.

“Jemi vend anëtar i NATO-s dhe harta e NATO-s është pikërisht aty ku kërcënon Ivica Daçiç. Qoftë edhe si anëtar i NATO-s, ne duhet t'i tregojmë vendin, jo vetëm thjesht nga kompleksi se ne kemi Kosovën aty. Po, e kemi dhe Kosovën aty, por deklaratat duhet të jenë shumë të qarta dhe unë mendoj që Tirana politike duhet të shkëputet nga historia e një marrëdhënieje shumë miqësore me Vuçiçin dhe të dali nga kompleksi inferioriteti dhe t'i tregojë vendin minimalisht tani që është ndoshta edhe fundi për t'i treguar kohën atyre”, u shpreh ai në A2 CNN.

Ai deklaroi se politika e Beogradit e ka përdorur Kosovën për qëllime elektorale dhe kundërshtimi ndaj shtetësisë së saj nuk kufizohet vetëm te retorika, por edhe te veprimet dhe lobimi ndërkombëtar serb.

“Politika në Beograd e ka përdorur Kosovën si një kartë elektorale por nuk është vetëm përdorimi retorik dhe politik janë bërë edhe veprimet dhe ka një kontinuitet të agresionit serb kundër Kosovës. Serbia prej në fillim edhe gjatë kohës së bisedimeve në 2006 dhe deri sot ka 20 vjet organizim shtetëror kundër shtetësisë së Kosovës. Ka bërë inkursione, ka bërë ndërhyrje ndërkombëtare, ka bërë lobim ndërkombëtar, ka pretenduar dhe ka tentuar të përfshijë në vallen e saj edhe Shqipërinë ndonjëherë duke e mikluar, qoftë edhe duke i kënduar këngë kryeministrit Rama dhe kujtoj këtu në Paris në qershor 2016 ishte pikërisht ky aktori i cirkut Daçiç që i këndoi këngën O sole mio, ashtu siç i këndoi dhe Erdoganit këngën e Osman Agës apo që këndon edhe këngë të tjera.

Duke u zhvendosur pak nga emocionet e fushatës dhe nga retorika e ditës, duhet të kapim strategjinë e shtetit të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës dhe kjo ka vepruar, vepron dhe do të veprojë dhe në të ardhmen”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje